• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kastrati kthen pas 2.37 mln euro/ Tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

by Java News
08/07/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Kastrati SH.A ka ndërruar mendje nga plani për të blerë televizionin Euronews dhe ka hequr dorë nga kontrata me vlerë 2.37 milionë euro, duke ia rikthyer aksionet pronarit të mëparshëm Theodhoro Çami.

Kontrata e depozituar në regjistrin e biznesit qkb.gov.al tregon se të mërkurën më 6 korrik, palët kanë rënë dakord me mirëkuptim për të anuluar kontratën e 11 prillit dhe se nuk kanë pretendime të mëtejshme kundrejt njëra-tjetrës.

Euronews Balkans u themelua në vitin 2018 pas një kontrate franchise tetëvjeçare të lidhur mes kompanisë Inter Media Group, e cila ka edhe aktivitete të tjera në fushën e medias me kompaninë Euronews me bazë në Lion të Francës, në bazë të së cilës, kompania shqiptare përdor emrin, formatin dhe materialet e Euronews për një televizion informativ njëzet e katër orësh në Shqipëri si dhe në vendet e tjera të Ballkanit me popullsi shqipfolëse.

Gjithsesi, kompania nuk pati një ecuri shumë të mirë financiare dhe në fund të vitit 2020 arriti të kontrollonte vetëm 4.7% të tregut të reklamave, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN.

Bilanci i Intermedia tregon se në vitin 2020, kompania kishte asete totale prej 724 milionë lekësh, ndërsa kapitali aksioner ishte minus 49.7 milionë lekë. Kjo do të thotë se kapitali i saj fillestar është shpenzuar tashmë për të mbuluar humbjet e akumuluara përgjatë viteve.

Shefqet Kastrati është pronari i shumë kompanive me aktivitete në fusha të ndryshme, nga tregtia e karburantit te turizmi apo ndërtimi si dhe disponon kontratat e koncesioneve të aeroportit të Rinasit dhe të autostradës Rrëshen-Kalimash.

Marrëveshja për revokimin e kontratës së shitjeve nuk jep shpjegime për shkaqet e prishjes së marrëveshjes së parë.

Tregu i televizioneve në Shqipëri konsiderohet gjerësisht si i mbingopur me operatorë, me shumë televizione informative 24 orëshe që operojnë në një treg shumë të vogël. Megjithatë, interesi për të investuar në televizione nuk mungon. Më herët këtë vit grupi Balfin bleu televizionin SCAN për 700 mijë euro.

Disa nga televizionet akuzohen ndërkohë se përdorin ndikimin që kanë në opinionin publik për të përfituar favore. Në prill të këtij viti, Departamenti Amerikan i Thesarit shpalli nën sanksione shtetasin shqiptar Ylli Ndroqi, pronar i Ora News, duke e akuzuar se ka përdorur median për shantazh. Ndroqi i ka mohuar akuzat.

Njëkohësisht, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut këtë vit, thekson se pronarët e medias në Shqipëri përdorën lirshëm mediat për të përfituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre te partitë politike.

“Shumica e pronarëve të televizioneve private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar veprimet e qeverisë kundrejt bizneseve të tyre të tjera. Ka pasur raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të medias kanë përdorur mediat për të shantazhuar bizneset duke i kërcënuar me raportime mediatike të pafavorshme,” thuhet në raport.

g.kosovari

Next Post
27 telefonë iPhone 13 Pro Max të dyshuara kontrabandë vënë pas hekurave 55-vjeçarin

27 telefonë iPhone 13 Pro Max të dyshuara kontrabandë vënë pas hekurave 55-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In