• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kasollja jonë, sa vjen e zvogëlohet! Bëjini një zë udhëheqësit të kthehet në atdhe”

by Astrit Patozi
14/08/2017 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë”.
Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çelniktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cënojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut.
Ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj.
Të tjerët, që mund të kenë kokën e tyre, le të gjejnë strehë ku të duan. Janë të lirë të shkojnë në shtëpi të tjera, në vila apo grataçelë, po të duan, mjafton që të mos e prishin rregullin harmonik dhe harmoninë e rregullt të kasolles.
Dhe pasi të keni mbaruar punë me të gjithë, futjuni edhe një herë qilizmës brenda gardhit të partisë sonë, se mbase ju ka tepruar ndonjë armik, të cilin mund të mos e ketë kapur tamam vala e parë e luftës së klasave. Nga ulja e vigjilencës apo nga fshehja e kokës së gjarprit, kjo pak rëndësi ka.
Le të kthehet kjo në një zakon të përhershëm apo në një ligj të pashkruar, njësoj siç ka mbetur që në çdo 4 vjet, më 22 korrik, Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë votime për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar.
Nuk jua kam fare merakun që këtë mision do ta kryeni me sukses, sepse të tillë e keni edhe porosinë, edhe zellin. Por një këshillë e kam edhe për ju: Bëjini një zë udhëheqësit që të kthehet në atdhe, megjithëse është kohë pushimesh, sepse ka ca gjëra në botë që nuk delegohen dot. Fjala vjen, mund t’ia lësh dikujt kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër. Sepse nuk mjafton të jetë vetëm kopil, por duhet të jetë edhe i yti.
Mbase i bën mirë kthimi dhe e kthjellon për të dalluar më mirë se cilat janë punët që i takojnë të bëjë opozitës, edhe sikur populli bashkë me qeverinë të shkojë i gjithi me pushime. Mbase e frymëzon puna dhe vepra juaj dhe e shtyn edhe më tej pastrimin e oborrit tonë dhe kopshteve të fqinjëve nga barërat e këqija.
Por që të jeni brenda, në rast se ka këtë mendje, i thoni që të sjellë me vete edhe një tufë me kostume doku, nga ato që vishnin kinezët në vitet e Revolucionit Kulturor, që jo vetëm të mendoni njësoj, por edhe të mbatheni gjithashtu njësoj. Me të njëjtën uniformë si lideri suprem dhe i pagabueshëm.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and suit
Java Lajme
Next Post
VV: Nuk marrim pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës

VV: Nuk marrim pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

February 13, 2026
Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

February 13, 2026
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

February 13, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

February 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

February 13, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

“Lini mënjanë ndasitë”, Celibashi thirrje partive politike: Avanconi me “Zgjedhoren”

February 13, 2026
Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In