• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kasht’ e koqe

by Enkel Demi
17/05/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Në fundjavë në Romë, megjithë motin e keq qindra vetë kanë protestuar në mbështetje të një vajze shqiptare me emrin Besjana. Ajo u rrëmbye dhe më pas u përdhunua në një kamp romësh. Historia është e dhimbshme. Vajza ka bërë fill kallëzimin tek karabinierët dhe vetëm disa ditë më vonë, pasi është qetësuar disi, ka mundur ta tregojë këtë tmerr në shtëpi. Babai i saj Vladimiri, ish-profesor në Shqipëri, nuk i është dorëzuar fatalitetit, por i është përveshur punës që të sensibilizojë sa më shumë të mundë në lidhje me dhunën ndaj grave, në mënyrë që vajza e gra të tjera mos të kenë fatin e keq të së bijës. Nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit të sotëm, ai është munduar të çojë zërin dhe ia ka dalë që të organizojë një tubim, i cili do të pasohet nga një i dytë. Vetë Besjana ka folur para qindra bashkëqytetarëve të saj, kurse profesori ka rrëfyer një tjetër të vërtetë tejet të hidhur. Ai ka thënë se moti i keq nuk i pengoi qytetarët italianë të dalin në shesh, por atje munguan shqiptarët, të cilët madje i kishte lajmëruar në telefon.

Kjo histori rrëfen se në cilën situatë gjendet shqiptari i sotëm. Nuk besoj se shqiptarët janë tutur prej shiut. Me gjasë shumica dërrmuese nuk e perceptojnë si hallin e tyre atë që i ka ndodhur vajzës së profesorit. Larg syrit, larg zemrës. Ose larg të ndjenjurave të mia, nuk është derti im. Një pjesë tjetër do ketë menduar, meqë dhe koha nuk është e bukur, atje njerëz do ketë sa të duash, kush ka me e vënë re se mungova unë. Ndonjë tjetër do jetë pataksur që profesori nuk e mbajti të fshehtë përdhunimin e bijës dhe kjo mund të jetë degjenerim. Pa dyshim që ka të tjerë, të cilët një grua të përdhunuar e konsiderojnë tash me shenjë. Sipas tyre, edhe pse dhunshëm, ajo humb dëlirësinë dhe futet në kategorinë e të ndoturave. Një pjesë mendojnë përse duhet të dalin në rrugë për gocën e botës. E kështu me radhë arsye të kësaj mungese të shqiptarëve mund të japim pa fund, sepse ata gjithmonë mungojnë. Nuk e njohin fort mirë bashkësinë, ndaj ngjajnë shpesh si të hallakatur. Kështu me të drejtë mund t’i quajmë qytetarë të këqinj.

Sa herë në Tiranë organizohen protesta për energjinë, ujin, ambjentin gjindja që mblidhet është ta numërosh me kokrra. Ngrihen taksa, vendosen gjoba, njerëzit nuk bëzajnë. Edhe kur i thërret me tupana ndonjë parti, një pjesë u pëlqen të paguhen në fund me ndonjë lek nën dorë. Pasi bashkësia është aq e vështirë, sa më mirë mos ta kesh fare.

Kjo ndoshta shpjegon përse një katund diku në malin shqiptar i ka shtëpitë një në sene, megjithëse kushtet e motit, bishat i mund më mirë po të jesh tok.

Pikërisht, kjo bashkësi mungon në vijëmisi. Sa herë ndërrojnë pushtetet, ndërrojnë thelbësisht rregullat. Askush që hipën në kal nuk e vazhdon punën dhe jo më strategjinë që ka ndërtuar paraardhësi. Ndaj Vladimiri dhe Besjana e gjetën mbështetjen tek italianët, sepse bashkëatdhetarëve të tyre u pëlqen si të tërë shqipeve të jenë kasht’ e koqe.

(27.al / r.a)

Next Post

Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, kërkohet nga Interpol Roma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In