Një sherr për motive pronësie me dy kushërinjve ka bërë që njëri prej tyre të kërcënojë me pistoletë manovër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:32, në vendin e quajtur “Valias” në Kashar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi me inicialet E. B., ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.
Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B, shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B., ka kryer qitjen. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. BW