• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaseta e Krushës, Rama-Bashës: Sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë dukesh

by A R
17/11/2020 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama ka kërkuar sërish që Lulzim Basha të shpjegohet rreth rolit të tij në Kosovën e pasluftës.

Teksa ka publikuar një kronikë, Kryeministri shkruan se kreut të PD nuk po i kërkohet llogari për një ngjarje private ndaj ai duhet të flasë publikisht.

Postim i Ramës:

Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?!

Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët.

Teksti i videos:

E verteta eshte se Edi Rama thjesht ka ngritur pyetje, nuk ka bere asnje akuze direkte dhe eshte bazuar tek akuzat qe deshmitaret kane ngritur per Lulzim Bashen!

Po kush gënjen në fakt? Apo më saktë kush fsheh faktet dhe fshihet pas sulmeve?

Ky zotëri është Milaim Bellanica, dëshmitari i masakrës së Krushës së Madhe i cili xhiroi ekzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe.

Gjatë spastrimit etnik, forcat policore dhe ato ushtarake serbe vranë mijëra civilë, mes të cilëve 241 banorë të Krushës së Madhe.

Dëshmitari ka rrëfyer më herët për median kosovare se si ia dorëzoi një kopje BBC, por origjinalin sic thotë ai ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, sot kreu i opozitës shqiptare.

Lulzim Basha thotë se këto akuza nga Bellanica janë shpifje.

Shpifje? Po pse valle ky njeri i zakonshem duhet të shpife ndaj Lulzim Bashes dhe sa i besueshem eshte Lulzim Basha kur akuzon si shpifes kete njeri, i cili nuk doli sot, po njihet si deshmitari qe iu drejtua BBC vite me pare?

Mashtrime? Po pse mashtruakan keta njerez per Lulzim Bashen dhe pse Lulzim Basha mohon gjithcka duke akuzuar te tjeret, nderkohe qe papritmas per here te pare pas kaq vitesh, del me pretendimin se paska hetuar vete Sllobodanin?

20 vjet më pas për këtë masakër nuk është dënuar askush, por sot del fakti shqetesues se provat e munguara filmike per denimin e mundshem, për herë të fundit ranë në duart e Lulzim Bashës dhe askush nuk e di me se ku përfunduan.

A mund t’i mjaftoje publikut reagimi me sharje i Lulzim Bashes, kur per te me shume se nje deshmitar thote se mori nga duart e Milaimit provat filmike të masakrës?

Ku përfunduan këto prova? Përse ato nuk i shërbyen kurrë drejtësisë?

Lulzim Basha i mohoi këto akuza në një studio televizive duke i qajtur mashtrime dhe fabrikime. Por nuk përfundoi me kaq. Menjëherë më pas, kanë nisur sulmet e drejtpërdrejta nga mediat pranë opozitës mbi Bellanicën.

Kështu portale si syri.net apo lapsi.al, shkruan se Bellanica ka mashtruar kur thotë se videon ia dha Bashës, pasi sipas tyre videon ai ia ka dhënë rrjetit mediatik BBC, e jo Bashës.

Për të mbështetur këtë tezë, këto media iu referuan një artikulli të BBC që mban datën 4 prill 1999 dhe në të shkruhet se Bellanica ka regjistruar pamjet dhe ia ka dorëzuar ato korrespondentit George Alagiah të BBC.

Nisur nga ky artikull ku dalin edhe pamjet filmike, mediat pranë opozitës e quajnë Milaimin mashtrues.

Por në fakt, fabrikimin dhe mashtrimin e radhës, po e bëjnë mediat pranë kreut të opozitës. Dhe kjo dëshmohet përmes intervistës së parë të Milaim Bellanicës për median Kosovare, në emisionin Insajderi, ku ai me gojën e tij pohon se BBC-së i dha një kopje të materialit filmik, konkretisht korespodentit George Alagiah.

Origjinalin e videos, ia dhashë Lulzim Bashës, përkthyesit të Hagës- thotë Milaimi në intervistë.

Pra kush gënjen në të të vërtetë? Milaimi që pohon se Basha ka origjinalin e një videoje me masakrat mbi shqiptarët, një kopje të së cilës e ka edhe BBC?

Dy minutat e publikuara nga BBC na provojnë në fakt ekzistencën e një videoje prej 45 minutash që sic thotë Milaimi, për herë të fundit, ia dorëzoi Lulzim Bashës.

Përse këto media po dalin papritmas në mbrojtje të të akuzuarit Lulzim Basha, duke sulmuar hapur si mashtrues, zërin e viktimave të Krushës së Madhe?

Përse Lulzim Basha dhe njerëzit rreth tij, duhet të konsiderojnë si mashtrues një shqiptar të zakonshëm që kërkon me lot në sy që drejtësia të bëjë drejtësi?

Si mund te dyshojme si aktor Milaimin, dëshmitarin okular të masakrës që sic duket në intervistë, kërkon me lot në sy të dijë se ku shkuan provat e tij, nderkohe qe Lulzimin e njeh gjithe dynjaja si aktor te sprovuar?

Madje për të, vetë njerezit rreth tij thone se ka nje te mete, qe ta dredh sy per sy…

Next Post
Humori i prishur i opozitës me negociatat

Akuzat për dosjet e UÇK, Kryemadhi mbron Bashën: Ai ka qenë i qartë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In