Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ankimoi mbrëmjen e djeshme vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo seancë shqyrtimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.
“Ne përfundim te shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim te kërkesës ankimore nr.32, ne seance publike ditën e Enjte, date 16.03.2023, ne orën 12:00”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, theksoi se vendimi i djeshëm i Celibashit ishte tërësisht politik dhe i pabazuar në ligj.
“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj”, tha ai.
/e.d