• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kartat e shëndetit, MSH: Në 3 muajt e fundit janë shpërndarë 540 mijë të tilla

by A R
05/04/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalja e kartave të reja të shëndetit si dhe nevoja për tu pajisur me to për të përfituar nga shëndetësia falas ka patur në muajt e këtij viti një impakttë madh në numra. Deri më tani rezulton të jenë shpërndarë në këto 3 muaj 540 mijë karta shëndeti.

“Duke pasur parasysh që afatit i fundit për përdorimin e librezave të shëndetit skadon në datën 30 prill 2016, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i bën apel të gjithë qytetarëve të paraqiten në sportelet tona ose të aplikojnë përmes portalit www.ealbania.al për t’u pajisur me këtë dokument.”- shkruhet në njoftimin e FSDKSH-së.

Mbi ecurinë e deritanishme të procesit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit

Duke pasur parasysh që afatit i fundit për përdorimin e librezave të shëndetit skadon në datën 30 prill 2016, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i bën apel të gjithë qytetarëve të paraqiten në sportelet tona ose të aplikojnë përmes portalit www.ealbania.al për t’u pajisur me këtë dokument.

Duke parë fluksin e lartë të kërkesave për tu pajisur me kartë shëndeti, FSDKSH jo vetëm hapi 97 sportele në të gjithë vendin, por falë aplikimit të sistemeve informatike eleminoi një sërë dokumentesh të nevojshme që duhet të paraqisnin qytetarët duke u dhënë mundësi që të marrin kartën e shëndetit vetëm nëpërmjet kartës së identitetit. Gjithashtu falë bashkëpunimit me portalin qeveritar ealbania është bërë e mundur që qytetarët të aplikojnë dhe të gjenerojnë kartën e shëndetit pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet tona. FSDKSH-ja njofton qytetarët se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e pa pajisur me kartë shëndetit. Për eleminuar radhët e qytetarëve, të gjitha sportelet e përcaktuara për shpërndarjen e kartës së shëndetit punojnë çdo ditë deri në orën 20:00 gtë mbrëmjes.

I nisur si projekt që prej dhjetorit të vitit 2014, shpërndarja e Kartës së Shëndetit gjeti zbatim plotësisht gjatë vitit të shkuar ku u shpërndanë rreth 692 500 karta. Ky proces po vazhdon me ritme të larta edhe gjatë këtij viti, ku nga janari deri ditën e sotme janë shpërndarë mbi 539 998 karta shëndeti. Edhe falë aplikimit në portalin www.ealbania.al janë lëshuar on line 6 955 karta shëndeti, ndërkohë që janë gjeneruar nga vetë qytetarët 3826 karta, ndërkohë që në total janë lëshuar 1 232 424 karta shëndeti. Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm identifikues pranë dhënësve të shërbimit i kategorive të përfitimit për të gjithë popullsinë.

Përdorimi i kartës së shëndetit ka sjellë një sërë lehtësish jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe të dhënies së një pasqyre të qartë të të gjitha grupëmoshave dhe kategorive të përfituesve që paraqiten për të marrë shërbim pranë mjekut të familjes. Përdorimi i kësaj karte ka kthyer rolin e mjekut të familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk janë më të detyruar të plotësojnë fletë libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët marrin shërbim e duhur dhe mjeku do shfrytëzojë kohën për të vizituar sa më mirë pacientët, duke fituar dinjitetin dhe rolin që i takon. Përdorimi i kartës ka bërë të mundur gjithashtu lidhjen e regjistrit të të siguruarve me regjistrin e pacientëve, ndërkohë që ka rritur presionin mbi mjekun për të mbajtur të përditësuar regjistrin e pacientëve, çka i ka mundësuar atij që të informohet elektronikisht për kategorinë për të cilën personi është i siguruar.

Next Post

"Bomba" e Klosit: Amerikanët na informuan për paratë e politikanëve shqiptarë në Qipro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In