• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karta e Studentit/ Veliaj: Mbi 20 mijë copë janë shpërndarë në gjithë Tiranën

by Java News
08/07/2019 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 20 mijë studentë nga universitetet e Tiranës janë pajisur tanimë me Kartën e Studentit, duke përfituar mbi 100 shërbime publike dhe private falas ose me çmime të reduktuara.

Pjesë e këtij procesi, i cili ndodh për herë të parë në Shqipëri, u bënë edhe studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë, të cilët ashtu si studentët e tjerë, kanë nisur prej disa javësh të pajisen me kartën e studentit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj dhe Drejtori i Përgjithshëm, Bilbil Mema, u shpreh i kënaqur që gati gjysma e studentëve të Akademisë janë pajisur me Kartën e Studentit.

“Besoj se deri nga mesi i korrikut do e kemi përfunduar pajisjen e studentëve tuaj me karta, ndërkohë që në total në gjithë Tiranën kemi shpërndarë mbi 20 mijë copë. Sot, shumë kompani, duke filluar nga qendrat e mëdha të shoppingut, deri tek dyqanet e vogla të kancelarisë, madje edhe ndonjë berber apo floktore, i janë bashkuar nismës, duke vendosur një stiker te dritarja, për të treguar se e pranojnë kartën e studentit dhe aty ka ulje për ta. 20% në një vend, 30% në një vend tjetër, kur je student, çdo qindarkë vjen”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se falë punës së përditshme të forcave të rendit dhe të oficerëve që nxjerr Akademia, Tirana është sot një nga qytetet më të sigurta në Europë dhe me nivel kriminaliteti shumë të ulët.

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin e saj në pajisjen me karta të studentëve të kësaj Akademie, ndërsa bëri të ditur se do të fillojë edhe puna për ngritjen e Kampusit të Akademisë së Rendit.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Bashkia e Tiranës ka dhënë në përgjithësi për këtë shkollë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vijojë edhe në projekte të tjera.

Përmes kësaj karte, studentët kanë lehtësira në shërbime të ndryshme publike dhe private që ofrohen në Tiranë, numri i të cilëve në këto momente shkon në 107 subjekte.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Nënë për herë të parë, gazetarja tregon barkun dhe gjininë e bebes

FOTO/ Nënë për herë të parë, gazetarja tregon barkun dhe gjininë e bebes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In