Nisi sot në Tiranë takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të A5, ndërsa Shqipëria ka kryesimin e nismës ShBA-Karta e Adriatikut. SHBA përfaqësohen në këtë takkim me zv.asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e hapjes në takim, nënvizoi se gjatë vitit 2019 “ia kemi dalë të organizojmë një numër të madh aktivitetesh”.
“Mes nesh ekziston vullneti politik për të bashkëpunuar. Roli i A5, është i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në kuadër të sigurisë. Ashtu siç u pa pas tërmetit, bashkë mund t’ia dalim çdo sfide”, theksoi ajo.
“SHBA qëndrojnë afër Shqipërisë në partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Pavarësisht tërmetit patëm mundësi të takohemi me të gjithë delegacionet dhe shoh që kemi shumë miq në rajon. Mirënjohje Shqipërisë që drejton këtë vit nismën SHBA-Karta e Adriatikut, A5. Ka qenë një vit produktiv”, tha Cooper.
Shqipëria shembull i jashtëzakonshëm në mbështetje të operacioneve të NATO-s. Angazhimi i SHBA për partneritetet në rajon dhe në kuadër të NATO-s mbetet shumë i fortë.