• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karta e Adriatikut dhe vizioni i Wilsonit – çelës për stabilitet dhe demokraci në Ballkan

by Java News
14/12/2024 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Karta e Adriatikut dhe vizioni i Wilsonit – çelës për stabilitet dhe demokraci në Ballkan

Ballkani Perendimor në një të ardhme jo shumë të largët   mund të ndjek frymën e Kartës së Adriatikut si dhe të mbështetet në parimet vizionare të Presidentit Wilson sipas të cilit “për një paqe të qëndrueshme duhet të mos njohim një ndryshim midis kombeve të mëdha dhe të vogla, midis atyre që janë të fuqishëm dhe atyre që janë të dobët”


Nga Skender ASANI

Para më shumë se njëqind viteve, ati i Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali, thoshte: ”Fati i popujve të vegjël, kalon nepërmjet dyerve të tragjedive te mëdha.”

Kjo thënie e Ismail Qemalit nuk është shprehje e një disponimi të rastësishm, por sublimi i përvojave historike e gjeopolitike nëpër të cilat kanë kaluar popujt.

Ballkani në të kaluarën ishte hapësira më e përshtatshëm ku gjente vend kjo shprehje, sepse të gjitha konfrontimet gjeopolitike të kohës, sidomos në dekadat e para të shekullit të kaluar, e që burimin e kishin nga shekulli pararendës, përplaseshin mbi popujt e vegjël të cilët ishin të privuar nga favoret që sillnin aleancat. Për fat të keq, në Ballkan aleancat prodhonin edhe realitete të reja, ashtu siç ndodhi edhe me aleancat e fshehta dhe të hapura që u bënë në kurriz popujve të vegjël, ku shqiptarët, maqedonasit dhe të tjerët kaluan më së keqi.

 

Dy luftërat e mëdha botërore – e Para dhe e Dyta, lanë pas vetes shumë dilema e paqartësi sa i përket definimit të statusit të popujve.Në të shumtën e rasteve kishte ndodhur që, ose nuk ishin respektuar marrëveshjes paraprake, që qartësonin statusin e popujve të dalë pas luftërave, ose ndërkohë ishin bërë marrëveshje sekrete të cilat nëpërkëmbnin vullnetet e popujve për vetëvendosje.

 

Historia ka dëshmuar se jo gjthmonë Europa ka qenë e gatshme t’ua prej hovin tendencave hegjemoniste të cilat ua kanë ndryshuar fatin dhe statusin popujve të vegjël, duke i shndërruar këta të fundit qiragjinj të popujve hegjemonist, që aleancat i kanë shfrytëzuar për favore kryesisht territoriale.

Kështu ishte edhe pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore (1918), e cila kishte lënë shumë çështje të hapura dhe tepër problematike edhe për faktin se deri në atë kohë nuk kishte dalur në sipërfaqe faktori amerikan si fuqi vendimarrëse.Prandaj kishte nevojë për një rishqyrtim të situatës në terren dhe një ndërthurje të dy shkollave diplomatike – asaj Europiane dhe asaj Amerikane, në zgjidhjen e problemeve të grumbulluara. Dhe, kjo ndodhi  në Konferncën e Paqes në Paris (1918/19), në kohën kur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte Presidenti Woodrow Wilson, pikëpamjet e të cilit ishin shumë të guximshme dhe të avancuara për kohën, pasi që ai mbronte parimin se “arritja e paqes ishte po aq e rëndësishme sa dhe fitimi i luftës.”

 

Paraprakisht, një vit para se të mbahej Konferenca e paqës në Paris, konkretisht në javët e para të vitit 1917, Presidenti Wilson e kishte shpalosur vizionin e tij para dy dhomave të Kongresit amerikan, me ç’rast paraqiti planin e tij të njohur me 14 pika. Emërues i përbashkët i këtij plani ishte imponimi i politikës së jashtme amerikane në Europë dhe Lindjen e Mesme, ku spikaste e drejta e popujve për vetëvendosje dhe dhënia fund e diplomacisë së fshehtë, si dhe krijimi i Lidhjes së Kombeve.

Nëse i referohemi shtypit të asaj kohe, sidomos revistës ‘’Ylli i Mëngjesit’’, do të shohim një qartësi dhe vizion në fjalimin e Presidentit Wilsonit (17 janar 2017), i cili ndër të tjera e trajtonte çështjen e paqes dhe drejtësisë midis kombeve. “Për një paqe të qëndrueshme duhet të mos njohim një ndryshim midis kombeve të mëdha dhe të vogla, midis atyre që janë të fuqishëm dhe atyre që janë të dobët”, shprehej ai.

 

Me këto pikëpamje, Presidenti Wilson shkoi edhe në Konferencën e paqës në Paris,që ishte një sihariq, por edhe dhe një faktor shtesë, i cili në rubikonin politik e diplomatik të asaj kohe ishte edhe një korrigjues i gabimeve paraprake që ishin bërë, sidomos në kurriz të popujve të vegjël. Rezultat i këtij korrigjimi kishte të bënte me ndërhyrjen e parë amerikane në politikat e caktuara që i kishin udhëhequr qeveritë europiane, siç ishte edhe Traktatit i Fshehtë i Londrës  si dhe Marrëveshja Titoni-Venizelo, të cilat pësuan goditje të fuqishme nga diplomacia amerikane.
Pikëpamjet e Presidentit Wilson në Konferencën e paqës në Paris, kishin dy efekte: në njërën anë mbronte të drejtat e popujve të vegjël, kurse në anën tjetër demaskonte tendencat gjemoniste ballkanike që ishin në aleancë me disa fuqi europiane të kohës.  Këto pikëpamaje të Wilsonit kishin për bazë tre parime:

 

1.E drejta për vetëvendosje: Çdo komb duhet të ketë të drejtën të zgjedhë qeverinë dhe të ardhmen e tij pa ndërhyrje të jashtme.

 

2.Barazia ndërkombëtare: Popujt e vegjël duhet të mbrohen nga dominimi i fuqive të mëdha;

 

3.Rendi i bazuar në bashkëpunim ndërkombëtar: Liga e Kombeve u propozua për të garantuar paqen dhe sigurinë për të gjitha vendet;

 

Ka shumë arsye se pse pikërisht tani ka nevojë të riaktualizohen këto parime të Wilsonit, edhe për faktin se historia mund të përsëritet dhe mund të vijë në shprehje ajo thënia e famshme e Ismail Qemailit e cituar në fillim të tekstit. Fundja, këto parime mund të jenë edhe mekanizma parandalues ndaj çfarëdo lloj procesi retrograd i cili mund të jetë i dëmshëm për popujt e vegjël.

Një prej atyre mekanizmave parandalues është menduar të jetë edhe Karta e Adriatikut, e nënshkruar në vitin 2003, e cili nga shumë vëzhgues dhe diplomat është konsideruar si vazhdimësi e projektit të Presidentit Wilson që nënkuptonte parimin e vetëvendosjes për popujt e vegjël, dhe të drejtat e tyre në rendin ndërkombëtar.

 

Në një kohë kur politikat vendimarrëse e institucioneve të BE-së po tregohen të pafuqishme në parandalimin e indikatorëve që po e nxisin krizën e rrugëtimit drejt proceseve euro-atlantike, Karta e Adriatikut paraqitet si një terapi që shëron të gjitha këto anomali. Duke qenë një iniciativë rajonale që mbështet bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt stabilitetit, sigurisë dhe integrimit euroatlantik, Karta e Adriatikut mund të prodhojë një kondicion të ri diplomatik që do të merrte për bazë frymën dhe vizionin e idealeve që promovonte Presidenti Wilson. Për rrjedhojë, këto ideale vazhdojnë të jenë aktuale edhe për faktin se ato, ngjashëm si Karta e Adriatikut, mbështesin  bashkëpunimin midis vendeve të rajonit, duke ndihmuar integrimin e tyre në NATO dhe në BE, si faktorë vendimtar që i bëjnë popujt, përfshi edhe shqiptarët, malazezët, maqedonasit, të ndjehen më të sigurt në pëpjejket e tyre për të ruajtur sovranitetin kombëtar e teritorial të tyre ndaj çdo rreziku të jashtëm.

Me që Ballkani ka më tepër histori konflikti se paqeje, Karta e Adriatikut, e mbështetur drejtpërdrejt nga SHBA, jep një ndihmesë të madh për popujt në përballjen me sfida të mëdha në ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimit.Një ndihmesë e tillë tani më është e prekshme me anëtarësimin në NATO të Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’rast janë krijuar parakushte për zgjidhjen paqësore të konflikteve, ku dialogu politik amortizon tensionet ndëretnike dhe ndërkombëtare. Por kjo nuk do të arrihej pa kontributin madhor të SHBA-së, e cila luajti një rol të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit mes këtyre vendeve, duke i parë ato si partnerë strategjikë në rajon.

Ballkani Perendimor ka kaluar nëpër disa faza dhe procese ku janë provuar më shumë mundësi që ky rajon të vendoset përfundimisht në binarë të zhvillimit dhe demokracisë. Mirëpo praktika ka dëshmuar se këto mundësi ose kanë qenë të limituara, ose nuk kanë dhënë rezultate konkrete, kështu që me Kartën e Adriatikut vendet pjesëmarrëse inkurajohen që të punojnë së bashku në fusha të ndryshme si siguria, ekonomia dhe reforma institucionale. Të gjitha këto fusha janë jetike për popujt e Ballkanit, sidomos për ata popuj që kanë dalur të lënduar pas luftërave botërore, por edhe ato ballkanike, prandaj do të ishte e pafalshme që këta popuj të lëndohen sërish.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u krijuan kushtet që shtet e dala nga kjo federatë të ndiqnin rrugët e tyre të zhvillimit dhe progresit. Por, kishte ende nevojë për një mbështetje më të fuqishme amerikane, sidomos për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, që këto shtete më me lehtësi të përballojnë çfarëdo lloj rreziku që do t’i kthente ato në kthetrat e hegjemonive dhe dominimeve ballkanike. Kurse Kosova si anëtare vëzhguese e Kartës së Adriatikut, përpos asistencës ushtarake të KFOR-it, mori garanca shtesë se siguria dhe stabiliteti i saj janë edhe më tej në duartë e sigurta të aleatëve amerikanë.

Duke iu rikthyer edhe njëherë parimeve të Presidentit Wilson, gjegjësisht politikës së jashtme parimore amerikane për një konsistencë të vazhdueshme në vendimarrje, mund të shpresojmë që Ballkani Perendimor në një të ardhme jo shumë të largët  të ndjek frymën e Kartës së Adriatikut, si një shpresë se liria, stabiliteti dhe demokracia janë shtylla të pandashme të fokusimit amerikan për këtë pjesë të rajonit.

Shkup, 14. 12. 2024

 

Next Post
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com