• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Karshillëk” BE-së/ Rruga më e mirë për rajonin është krijimi një “Bashkimi Ballkanik”

by Java News
22/07/2021 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian e ka humbur betejën për Ballkanin. Ky është paralajmërimi i një sërë ekspertëve të njohur amerikanë dhe rajonalë, të cilët propozojnë se në mungesë të anëtarësimit në BE, rruga më e mirë për rajonin është krijimi një “Bashkimit Ballkanik”.

Të mbledhur në një konferencë për të ardhmen e Ballkanit të organizuar nga gazeta “EURACTIV” këtë javë, analisti amerikan Xhorxh Friedman dhe ish-ministri i jashtëm bullgar Solomon Passy propozuan rritjen e bashkëpunimit dhe krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik, si alternativë për vendet e Ballkanit.

Sipas Friedman, shtetet e rajonit kanë arsye për të mos i besuar njëra-tjetrës dhe çdo veprim në favor të një vendi perceptohet si një kërcënim për të tjerët. Kjo sipas tij, është pikërisht arsyeja pse fuqitë ndërkombëtare duhet të punojnë ose me të gjithë Ballkanin ose me asnjë nga vendet e tij.

Friedman paralajmëroi, megjithatë, që pritshmëritë janë ulëta mbi atë që mund të arrihet në lidhje me bashkëpunimin rajonal, pasi Uashingtoni nuk mund të ndërhynte në rajon siç kishte bërë më parë.

Një Bashkim Ballkanik?

Passy thotë se zgjidhja për Ballkanin është që vendet të punojnë së bashku. Ai madje bëri thirrje për një “Bashkim Ballkanik” i cili mund të funksiononte nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s; çka mund të siguronte unitetin në fusha të ndryshme, si ekonomia, mbrojtja, sporti dhe kultura.

Si një shembull, Passy përmendi një tender publik të hapur mbi telefoninë celulare në Bullgari për tregun vendas prej shtatë milionësh. “Një tender i ngjashëm për të gjithë Ballkanin me 55 milionë njerëz do të ishte shumë i dobishëm”, argumentoi ai.

“Në të njëjtën mënyrë, ne mund të kemi një treg të përbashkët energjitik, ne mund të dërgojmë një nominim të përbashkët për të marrë pjesë në Eurovision ose UEFA, apo në Programin e Përbashkët Ballkanik të Hapësirës ”, tha Passy. Ai madje sugjeroi që të gjitha vendet në rajon të regjistrohen në të njëjtën zonë kohore.

Ish-ministri bullgar pranoi se një bashkim i tillë përballet me sfida jo të vogla dhe përmendi veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, megjithatë, kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet brenda disa muajsh.

Si një sfidë tjetër, Passy përmendi qendrën e spiunazhit rus në qytetin e Nishit, e cila sipas fjalëve të tij nuk duket se shqetëson BE-në. Ai më tej theksoi se Serbia ishte aktualisht thembra e Akilit në rajon.

“Ndikimi i Rusisë dhe Kinës është i dukshëm, por ai i Kinës është më i rrezikshëm në planin afatgjatë”, shpjegoi ish-diplomati. Sipas Passy, Iniciativa e Tre Deteve duhet të përfshijë Serbinë përpara se Beogradi të bashkohet me BE dhe NATO.

Shantazh dhe mosbesim

Mira Milošević, një eskperte në Institutin Mbretëror të Spanjës, thotë se BE tashmë e kishte humbur betejën për Ballkanin. Ajo tha se kombet ballkanike nuk i besojnë njëri-tjetrit, por shtoi se nuk u besojnë as fuqive të mëdha.

“Kosova ose Shqipëria, për shembull, i shohin në Shtetet e Bashkuara si shpëtimtare. Serbia dhe pjesë të Bosnjës shohin si shpëtimtare Rusinë apo Kinën “, tha ajo.

Sipas saj, Serbia po shantazhon fuqitë e mëdha me argumentin se “nëse nuk doni të na ndihmoni, ne kemi një plan “B”.

Ajo tha se Rusia mund të jetë aktori më i dukshëm në Ballkan, por Kina ishte më e rrezikshme. “Rusia, është e pranishme në rajon thjesht historikisht, por Kina, me fuqinë e saj ekonomike dhe strategjinë e saj afatgjatë, përbën një sfidë më serioze për interesat europiane në Ballkan.”

“BE-ja ka humbur besueshmërinë dhe me koronavirusin humbi besueshmërinë shumë më tepër”, tha ajo, duke iu referuar paaftësisë së BE-së për të siguruar vaksina për rajonin. ”

A do të bëjë dikush atë që bëri Sanader?

Nemanja Todorović Štiplija, themeluesja e Qendrës për Politikë Bashkëkohore Europiane në Beograd, kujtoi përvojën e Kroacisë në pranimin në BE, duke e cilësuar edhe si një nga pengesat për përparimin e rajonit në BE.

Kryeministri i Kroacisë në kohën e bisedimeve të pranimit, Ivo Sanader, u konsiderua lideri më i suksesshëm i Ballkanit duke arritur të shkëputej nga e kaluara, derisa dha dorëheqjen në vitin 2009 mes akuzave për korrupsion.

“Disa vjet më vonë, ne pamë se ai ishte një nga politikanët më të korruptuar në Ballkan. Kur ai ndërmori të gjitha reformat në Kroaci, ai e kuptoi se do të ishte i pari që do të arrestohej nga policia anti-korrupsion që ai vetë krijoi. Pas kësaj, asnjë politikan i Ballkanit Perëndimor nuk do t’i përfundojë reformat në fushën e anti-korrupsionit, krimit të organizuar apo sistemin gjyqësor “, tha Todorović Štiplija.

Sipas saj, udhëheqësit aktualë të Ballkanit Perëndimor nuk janë të interesuar aspak për anëtarësimin në BE sepse ata po ecin mjaft mirë edhe pa të.(SI)

Next Post
INTERVISTA(III)/ Rrëfimi i Fatmir Xhafajt: Profili i plotë i vëllait tim dhe të vërtetat rreth akuzave për të

“Sfida e drejtësisë së re – Kurajo dhe guxim!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In