• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karpushin: Linjë ajrore direkte Moskë-Tiranë; Ja si e komenton vdekjen e turistes ruse

by A R
23/10/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin, i ftuar në emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj, thotë se palët janë duke punuar për të pasur një linjë direkte fluturimesh mes Moskës dhe Tiranës.

Ndër të tjera ambasadori Kaprushin thotë se mund në bëhet më shumë në fushën e turizmit, ku aktualisht Shqipërinë e vizitojnë rreth  15 mijë turistë rusë në vit.

Turizmi është një element shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. A ka interes nga shtetas rusë për të vizituar vendin tonë, dhe nëse flasim në shifra a është në rritje numri apo konstant? Po në të ardhmen, besoni se mund të bëhet më shumë?

Para së gjithash, dua t’i shpreh falënderimet qeverisë shqiptare, e cila për disa vite me radhë në mënyrë të njëanshme heq vizat për shtetasit rusë për periudhën e pushimeve verore. Falë këtij angazhimi numri i turistëve nga Rusia, edhe pse me ritme të ngadalta, vazhdon të rritet nga viti në vit. Fatkeqësisht, shumica prej tyre janë ata që vijnë këtu për një-dy ditë për ekskursione nga Mali i Zi dhe Greqia, pra nuk vijnë direkt nga Rusia dhe prandaj nuk kanë mundësi të njihen plotësisht me bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Për këtë arsye numri i turistëve rusë në Shqipëri nuk është shumë i madh, rreth 15 mijë turistë në vit, dhe kjo shifër as nuk krahasohet me 250 mijë shtetas rusë që vizitojnë Malin e Zi çdo vit.

Pengesa kryesore për promovimin e Shqipërisë në tregun turistik rus mbeten mungesa e një linje direkte ajrore me Rusinë, si edhe mungesa e madhe e informacionit objektiv dhe materialeve cilësore promocionale për vendin tuaj. Të gjesh në Rusi një guidë turistike ose të paktën një hartë rrugore me atraksione më të rëndësishme të Shqipërisë është gati e pamundur. Gjithashtu, shpresojmë që pala shqiptare do të vazhdojë përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe do të garantojë sigurinë e pushuesve. Vdekja tragjike e turistes ruse, një vajze 15-vjeçare, në Ksamil në korrik të këtij viti, si edhe vdekja e një shtetasi tonë vjet në Himarë, nxorën në pah ato probleme serioze me organizimin e pushimit masiv, të cilat ende nuk janë zgjidhur. Sigurisht që një situatë e tillë nuk mund të shërbejë si një reklamë e mirë për Shqipërinë dhe nuk ndihmon aspak në tërheqjen e turistëve tanë.

Pajtohem totalisht me ju që Shqipëria është një vend më se i përshtatshëm për turistët nga Rusia, pasi ka kushte fantastike si për zhvillimin e turizmit bregdetar, ashtu edhe atij malor. Por vendosja e një fluturimi direkt nuk është një gjë shumë e lehte. Vitin e kaluar e kemi diskutuar këtë problem me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku na kanë premtuar disa lehtësime financiare për sa u përket shërbimeve aeroportuale dhe çmimit të karburantit. Nuk mund të ndaj me ju të gjitha detajet, por ne vazhdojmë të merremi me këtë punë. Rëndësi ka që edhe në Shqipëri, edhe në Rusi kemi kompani që janë të interesuara për të zgjidhur këtë situatë.

Next Post
VIDEO/ Brenda tunelit të kanabisit në Rinas, granata ‘harrohet’ nga policia…

VIDEO/ Brenda tunelit të kanabisit në Rinas, granata 'harrohet' nga policia...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In