• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Karikaturat e Muhamedit për pak shkaktojnë një tjetër tragjedi

by
04/05/2015 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia në Teksas ka vrarë dy persona të armatosur, të cilët kanë hapur zjarr të dielën para një ekspozite të karikaturave të profetit Muhamed, që është organizuar nga një grup anti-islamik në Garland të Teksasit.

Sulmi me armë zjarri në periferinë e Dallasit ishte jehonë e sulmeve dhe kërcënimeve të kaluara në shtete të tjera të perëndimit kundër portretizimit të profetit Muhamed.

Në janar, persona të armatosur vranë 12 persona në Paris, në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, si hakmarrje për karikaturat e revistës me profetin Muhamed.

Sulmi i së dielës ka ndodhur pak para orës 7 të mbrëmjes, sipas llogaritjes së orës në Teksas, në një vend parkimi në qendrën “Curtis Culwell”, një arenë e mbyllur në periferi të Garlandit, verilindje të Dallasit.

Politikani kontravers holandez dhe aktivisti kundër islamik, Geert Wilders, i cili gjithashtu është pjesë e një liste të Al Kaidës për t’u vrarë, ka qenë në mesin e atyre që do të mbante fjalim në këtë ngjarje.

Policia ka thënë se nuk kanë identifikuar menjëherë dy personat e armatosur apo nëse ata janë të lidhur me kritikët e ngjarjes, të cilët e kanë quajtur atë si kundër-islamit.

Si masë paraprake, një ekip për çarmatosjen e bombave është thirrur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar veturën e sulmuesve në rast se brenda ka mjete shpërthyese.

Zona afër objektit ku mbahej aktiviteti është evakuuar, ka thënë për agjencinë Reuters, zëdhënësi i policisë së qytetit, Joe Harn.

Ekspozita është organizuar nga Pamela Geller, presidente e Iniciativës Amerikane për Mbrojtje të Lirisë (AFDI).

Organizata e saj e cila përshkruhet si grup që nxit urrejtje, deri më tash ka sponsoruar fushata rekalamash që janë konsideruar kundër islamike.

Organizatorët e “Garës dhe Ekspozitës së Muhamedit” kanë thënë se kjo ngjarje promovon lirinë e shprehjes.

Ata kanë ofruar 10 mijë euro për punimin më të mirë artistik apo karikaturën që e portretizon profetin, si dhe 2500 dollarë për atë që e pëlqen publiku më së shumti.

Portretizimet e profetit Muhamed, sipas myslimanëve janë ofenduese, dhe për këtë arti perëndimor që e ka bërë këtë, rregullisht ka zemëruar myslimanët, ndërsa ka provokuar kërcënime nga radikalët, shkruan më tej Reuters.

Në incidentin e së dielës, të dy të dyshuarit kanë udhëtuar deri te ndërtesa ku ekspozita ishte afër fundit të saj dhe kanë filluar të gjuajnë me armë automatike në drejtim të një oficeri të paarmatosur të sigurisë duke e plagosur në këmbë, thonë zyrtarë të policisë.

Policia e Garlandit ka gjuajtur në drejtim të sulmuesve dhe i ka vrarë ata, ka thënë Harn.

Oficeri i plagosur është trajtuar në spital dhe më pas është liruar, ka thënë më tej zëdhënësi i policisë së këtij qyteti.

“I dyshuari i parë është qëlluar menjëherë. I dyshuari i dytë është qëlluar dhe lënduar. Ai ka arritur te çanta e tij. Natyrisht, oficerët, duke mos e ditur se çfarë kishte në çantë, e kanë qëlluar sërish. Me këtë ai është vrarë”, i ka thënë televizionit amerikan, CNN, kryebashkiaku i Garlandit, Douglas Athas.

Athas thotë se ka qenë i shqetësuar për rrezikun që përmban një aktivitet i tillë, porse gara dhe ekspozita është lejuar pasi kështu mbrohet kushtetuta amerikane.

REL

Next Post

Doshi paraqitet në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In