Zyrtarë kryesor turk kanë reaguar në lidhje me karikaturat që revista e përjavshme “Charlie Hebdo” ka bërë për presidentin Rexhep Tajip Erdogon. Ata kanë deklaruar se: Akti ishte një përpjekje e neveritshme për të përhapur racizmin kulturor dhe urrejtjen.
Zemërimi turk për karikaturën i ka rritur tensionet midis marrëdhëniet Turqisë dhe Francës dhe gjithçka nisi për shkak të karikaturave me Profetin Muhamed, e cila është arsyeja pse një adoleshent preu kokën e profesorit të tij në Paris javën e kaluar.
“Ne dënojmë me forcë karikaturat e presidentit tonë në një revistë franceze që nuk ka respekt për asnjë fe. Asgjë nuk është e shenjtë për ta, ato nuk kanë asnjë vlerë,“- ka shkruar zëdhënësi i Erdoganit Ibrahim Kalin në Twitter.
Gjithashtu ai ka shtuar se revista “Charlie Hebdo” tregon vetëm se sa “vulgarë dhe të pamoralshëm” janë ata.
“Sulmimi i pikëpamjeve private të dikujt nuk është humor dhe as liri e shprehjes,”- ka shtuar ai.
Fahretin Altun, zëdhënësi kryesor i Erdogan, ka thënë se propaganda anti-muslimane e Macron ishte “duke dhënë fryte”.
“Ne dënojmë veprimin më të neveritshëm të shkaktuar nga karikatura e fundit, e cila përhap racizëm dhe urrejtje,” shkroi Altun në Twitter.

Në kopertinën e Charlie Hebdo, Erdogan shihet i ulur me një këmishë të bardhë dhe të brendshme, duke mbajtur një kanaçe pije dhe duke mbajtur fundin e një gruaje me mbulesë, ndërkohë që vithet e saj janë të dukshme.
g.kosovari











