• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karikatura miqësore e ditës: Lampardi në Stamford Bridge

by Java News
01/11/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e enjte është ish-mesfushori legjendar i Chelseat dhe tani trajner i Derby Countyt, Frank Lampard, i cili u kthye në Stamford Bridge dhe u mirëprit nga tifozët dhe ish-bashkëlojtarët e tij. Lampardi kishte qenë lojtar i Chelseat për gjithsej 13 sezone, nga viti 2001 deri në vitin 2014.

Gjatë këtyre viteve, ai i bëri 429 paraqitje dhe i shënoi 147 gola për të kaltrit, duke e fituar kështu mbështetjen e tifozëve, transmeton Gazeta Express. Megjithatë, në vitin 2014 ai vendosi t’i bashkohej rivalëve të klubit të tij, Manchester Cityt, dhe vetëm një vit më vonë, ai e vazhdoi karrierën e tij  me klubin amerikan Neë York City në Major League Soccer (MLS).

Këtë vit, ai e ka filluar karrierën e tij si trajner me Derby Countyn. Skuadra e tij është duke triumfuar në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, si dhe sapo e kishte mposhtur Manchester Unitedin e Jose Mourinhos në Old Trafford.

Pasi e eliminoi Manchester Unitedit, Lampard u përballë me një detyrë edhe më të vështirë. Ai luajti mbrëmë kundër ish-klubit të tij, ndeshje kjo të cilën e humbi me rezultat 3-2. Dy autogolat e lojtarëve të Lampardit ia siguruan Chelseat vendin në fazën tjetër të Carabao Cup.

Në këtë ndeshje, tifozët dhe ish-bashkëlojtarët e tij në Chelsea e mirëpritën Lampardin në kthimin e tij në Stamford Bridge, katër vite pasi ishe larguar si futbollist. Madje, tifozët e brohoritën disa herë gjatë ndeshjes emrin e tij. “Derby County i Frank Lampardit mund të jetë mposhtur në Stamford Bridge, por ikona e të kaltërve u përmbyt nga brohoritjet dhe duartrokitjet gjatë disfatës me rezultat 3-2”, shkruan Goal.com në mbishkrimin e karikaturës, përgatiti ”Gazeta Express”. (B.an)

Next Post
FOTOT/ Njihuni me tifozen e zjarrtë të Juventusit, bukuroshja që po “tërbon” rrjetin

FOTOT/ Njihuni me tifozen e zjarrtë të Juventusit, bukuroshja që po “tërbon” rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In