Goal ka publikuar karikaturën e ditës që ka të bëjë me Marco Verrattin.
Agjenti i Marco Verrattit befasoi të gjithë ditë më parë kur tha se mesfushori italian është “I burgosuri i PSG-së”.
Kjo e shtyri edhe Verrattin që të kërkojë falje publikisht dhe të tregojë përfundimisht se do të qëndrojë në PSG dhe se nuk do të transferohet në Barcelonë.
Pas kësaj, karikaturisti, Omar Momani, e ka paraqitur në karikaturë Verrattin në burgë.
“Asnjë burg i PSG-së nuk mund ta mbajë Verrattin”, shkruan Momani në llogarinë e tij në Instagram, përgatiti ”Express”. (b.an)