• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

by Klodian Tomorri
12/09/2019 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klodian Tomori

Si mundet një institucion publik të paracaktojë fituesin e një tenderi duke mbajtur në këmbë një mekanizëm pervers, që kufizon konkurrencën? Rrugët janë disa. Që nga hartimi i kritereve diskriminuese e deri tek kërcënimi i kompanive që të mos garojnë. Kur as këto nuk mjaftojnë, atëherë ka gjithmonë edhe një armë të fundit. Nëse në garë nuk fiton ai që duhet, tenderi anullohet.

Në 17 qershor të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi procedurën e prokurimit, për investimin më të madh rrugor të parashikuar për këtë vit, atë për ndërtimin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvin. Fondi limit i tenderit ishte parashikuar 2.33 miliardë lekë ose 19.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në garë garë morën pjesë 6 bashkime shoqërish, ofertat e të cilave varionin nga 15 milionë euro deri në 19 milionë euro.

Por çfarë ndodhi? ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta me pretendimin se nuk plotësonin kriteret teknike dhe shpalli fituese në tender ofertën me çmimin më të lartë, përkatësisht atë të nje konsorciumi te perbere nga tre kompani shqiptare dhe nje italiane. Ky konsorcium kishte ofruar ta ndërtonte tunelin e Kardhiqit për një çmim prej 19 milionë euro pa përfshirë TVSH-në ose plot 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.

Vendimi i ARRSH ishte zanafilla e një procesi përlasjesh të forta ligjore, por edhe me pikëpyetje të mëdha. Ai u ankimua menjehere nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas një procesi gati dy javor, Komisioni, i cili është edhe organi më i lartë vendimarrës për procedurat e prokurimeve, gjeti se ARRSH kishte vepruar në kundërshtim me ligjin.

Komisioni i Prokurimeve ndryshoi fituesin duke ja dhene tenderin ofertes me te ulet, e cila e ulte faturën për taksapaguesit me 4 milionë euro. Por si asnjeherë më parë, ARRSH refuzoi për një muaj rresht të zbatonte vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike për të ndryshuar fituesin, edhe pse ky ishte detyrim ligjor. Çfarë e shtyn një një institucion publik, që në kundërshim me ligjin të mos zbatojë vendimin e një organi më të lartë në hierarki? Arsyet mund të jenë shumë. Ndoshta 4 milionë. Por nuk mbaron me kaq.

Pas refuzimit të ARRSH për të ndryshuar fituesin, në lojë ka hyrë edhe Ministria e Infrastrukturës. Përmes një akti, edhe ky i paprecedentë, Ministria ka udhëzuar Autoritetin Rrugor që të anullojë tenderin duke e shtyrë ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë për vitet në vijim me justifikimin se paratë për këtë vepër duhet të përdoren në projekte të tjera me ecuri më të mirë realizimi.

Prej disa kohësh ARRSH, shpall fituese në tendera kompanitë që ofrojnë çmimet më të larta. Të njëjtën gjë bëri edhe me Unazën e Re të Tiranës, ku skualifikoi dy ofertat më të ulëta dhe shpalli fituese ofertën e tretë. Edhe kjo çështje ka përfunduar në KPP. Por tenderi i rrugës Kardhiq-Delvin është një rast i paprecedentë për shumë arsye.

Së pari, ndërtimi i kësaj vepre është parashikuar në buxhetin e shtetit, që në dhjetor të vitit të kaluar. Po në buxhet janë parashikuar edhe financimet përkatëse për vitin korrent dhe gjithë periudhën 24 mujore të ndërtimit të kësaj rrugë. Dhe komptencën ligjore për të ndryshuar listën e investimeve dhe rishpërndarë fondet buxhetore e ka vetëm Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Është kjo Ministri, e cila ka tagrin ligjor por edhe ekspertizën për të vendosur se si përdoren më mirë paratë e buxhetit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Por deri tani Ministria e Financave nuk ka bërë asnjë rishikim për buxhetin e vitit 2019.

Së dyti, bashkë me unazën e re të Tiranës, këto ishin dy projektet më të mëdha të investimeve në infrastrukturën rrugor për këtë vit. Deri në fillim të muajit të kaluar, si ARRSH ashtu dhe Ministria e Infrastrukturës kanë vazhduar procedurat për realizimin e projektit, ndërsa vetëm një muaj më vonë vendosin ta anullojnë.

Por përtej gjithë pikëpyetjeve, mesazhi që përcjell anulimi i investimit më të madh rrugor për vitin 2019 është i qartë. Autoriteteve kontraktore nuk u pëlqejnë asnjëherë tenderat me garë. Dhe nëse situata u del nga kontrolli, ekziston gjithmonë mekanizmi pervers i anullimit. Kjo është arsyeja se pse rruga Kardhiq-Delvinë, prej vitesh e cilësuar si një nga akset më strategjike dhe me të domosdoshme kombëtare zvarritet pafund. Osë më saktë, këto janë katër milionë arsyet. Ndërsa pasojat për qytetarët janë të rënda. Që nga dekurajimi i konkurrencën në tendera e deri tek zvarritja e investimeve publike. (Tema)/l.m

Next Post
A e dini se më të dëmshme se cigaret janë këto 4 ushqime të preferuara

A e dini se më të dëmshme se cigaret janë këto 4 ushqime të preferuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In