Kim Kardashian deri më tani ka qenë personaliteti më i famshëm i cili ka xhiruar film privat të seksit dhe falë tij, ajo është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar.
Mirëpo, ajo nuk është e vetmja nga familja Kardashian që e ka bërë këtë, transmeton Zeri.info. Tani edhe motra e saj e bukur Khloe Kardashian, e ka pranuar se e ka videoincizimin e saj të seksit, me ish bashkëshortin Lamar Odom.
“Po, Lamar dhe unë jemi xhiruar duke bërë seks, por nuk kemi folur ashtu duke shikuar kamerën por kemi përdorur kamera të vogla të cilat mund t’i vendosni në xhep. Kjo për një kohë të gjatë më ka argëtuar”, e ka pranuar Khloe në shoun televiziv të Andy Cohen dhe ka shtuar se këto xhirime janë vendosur në vend të sigurt në kasafortën e saj.
Dhe bukuroshja 31-vjeçare, tani duket më seksi se kurrë më parë, kjo falë ushtrimeve rigoroze ndaj të cilave është nënshtruar që prej se është ndarë nga bashkëshorti i saj. Kohë më parë ajo ka realizuar edhe fotot e saj të para lakuriqe, ndërsa po kënaqet edhe me vetëbesimin e madh që e ka fituar me suksesin e librit të saj.
Ajo momentalisht është në përgatitje të një emisioni, ku me figura të famshme do të zbuloj detaje të nxehta nga jeta e tyre private.