Karçanaj: Vetëm në një vit e-Albania u kurseu 1.36 mln euro shqiptarëve

“e-Albania ka kursyer para dhe kohë për qytetarët dhe ekonominë shqiptare.” Kështu thotw drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, e cila ka publikuar edhe shifrat e bilancit të kohës dhe parave të kursyera për vitin që sapo lamë pas.

Kështu, sipas Karçanajt: “1.2 milionë qytetarë morën shërbime direkt, pa ecejake, 293 vite kohë janë kursyer vetëm nga mungesa e radhëve dhe 1.36 milionë euro janë kursyer nga xhepat e qytetarëve nga heqja e taksave dhe tarifave për shërbimet dhe dokumentet.”

Karçanaj e cilëson digjitalizimin një histori suksesi referuar kështu edhe vlerësimin që i kanë bërë e-albanias organizatat ndërkombëtare si OECD, OKB, DASH, KE dhe RESPA.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com