• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karburanti i fundit për të djegur Shqipërinë

by Mero Baze
20/02/2019 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berishës nesër i duhet një arkivol. Së paku një i vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në Bulevard, ai tërhoqi zvarrë deputetët e opozitës drejt djegies së mandatit të tyre, jo vetëm për të degraduar standartet e demokracisë shqiptare dhe përpjekjen për shembjen e sistemit, por mbi të gjitha, për ta përdorur këtë akt, si karbuant për sprovën e tij të fundit për gjakëderdhje, ose për t’i vënë flakën Shqipërisë.

Ka shumë keqkuptime mes atyre që sot dorëzojnë mandatet, shumë pasiguri dhe pikëpyetje për të ardhmen e tyre, por e vërteta është se ka pak rrugëzgjidhje.

Askush prej tyre nuk është një deputet që e ka merituar atë vend në Parlament. Atë vend e kanë marrë si dhuratë për të qenë ushtarë, dhe sot thjesht po bëjnë detyrën e tyre.

Parlamentarizmi nuk humbet asgjë nga mungesa e tyre, por humbet nga keqpërdorimi i mandateve të tyre, për ta dhunuar atë. Ata nuk kanë pas zgjidhje tjetër, përveçse t’i binden Sali Berishës, pasi për këtë gjë janë përzgjedhur si deputetë.

Por Sali Berisha ka zgjedhur t’i dorëzojnë sot mandatet, me shpresë që kjo të jetë karburanti për të ndezur nesër zjarre dhe për të prodhuar së paku një arkivol, me të cilin pastaj do të ketë shans të shëtisë rrugëve të Tiranës.

Vdekja e tij politike është firmosur sot në zyrat e SHQUP, ndërsa detyroi të çarmatosen ushtarët e tij nga mandati  i deputetit, por shanset që ai të iki në një rrugë pa kthim, janë nesër.

Dështimi i skenarit të tij për të vrarë njerëz dhe për të prodhuar viktima para Kuvendit, do të jetë fundi i tij real.

Ai është i vetmi që ka artikuluar me zë dhe figurë kërcënimin për të vrarë Edi Ramën, rivalin e tij politik. Jo se kjo e rrezikon Edi Ramën, por kjo është një nxitje për çdo ushtar të tij, të vrasë kundërshtarët, një premisë e gatshme për vepër penale, për të cilën duhet të thirret urgjent në Prokurori.

Çdo viktimë e prodhuar nga kjo protestë është përgjegjësi e tij penale, pasi ai është frymëzuesi verbal dhe politik i saj.

Me djegien e mandateve, ai ka konsumuar gjithë mundësitë që ka për të destabilizuar sistemin.

29 vjet pas rënies së Enver Hoxhës, ai përdhosi atë që shqiptarët e fituan me një çmim shumë të shtrenjtë, duke ecur me devizën e tij të njohur “pas mua, qameti”.

Meqë ai nuk ja doli do të rrijë në pushte dhe duke parë që nuk ka shanse të rikthehet, ai sot vendosi të hakmerret pikërisht ndaj sistemit që e solli në pushtet.

Por kjo është vetëm një kafshim nga një ujk i plagosur i tranzicionit. Demokracia shqiptare nuk vdes nga kafshimi i tij, ashtu siç nuk ka vdekur Shqipëria nga masakrat e tij.

Shpresa e tij se nesër mund të derdhë gjak për të mbijetuar në politikë me arkivol në krah, duhet të marrë fund. Shqipëria nuk ka më gjak për të derdhur për Sali Berishën.

Makthet e tij për të shkuarën, frika nga e ardhmja dhe përballja me drejtësinë, dhe dëshpërimi se në horizont nuk shikon më shanse për të dhe familjen e tij, për t’u rikthyer në pushtet, janë arsyet reale përse ai ka vënë para si delet deputetët e opozitës të dorëzojnë në tepsi mandatet e tyre, për kokën e tij.

Të gjithë ata që mendojnë se po heroizohen për t’u rikthyer, duhet të llogarisin se kanë prerë një biletë një drejtimëshe, pasi janë përdorur nga një njeri që mendon se pas tij, Shqipëria duhet të digjet në ferr.

Pas kësaj, Shqipëria do ta ketë më të vështirë ta menaxhojë këtë krizë të demokracisë, më të vështirë për të pasur një klimë pozitive për investime dhe punë, por nuk do të ketë kthim mbrapa.

Ashtu si Gruevski në Maqedoni, mendonte se Maqedonia do të vdiste pa atë dhe partinë e tij, ashtu dhe PD dhe Berisha duhet ta kuptojnë, se Shqipëria bën dhe pa ata.

Një kriminel më pak në politikë, nuk është dhe aq pak.

Next Post
FOTOLAJM / Nis që sonte rrethimi i Kuvendit me tela me gjemba

FOTOLAJM / Nis që sonte rrethimi i Kuvendit me tela me gjemba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In