• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Karaxhiq ankohet se e dënuan 40 vjet

by Java News
24/04/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq ka apeluar dënimin prej 40 vjetësh burgim, përpara një gjykate të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar rigjykim, pasi ka vlerësuar se gjykimi ndaj tij ka qenë “proces me të meta”, që ka “çuar në një rezultat të padrejtë”.

Gjatë adresimit të tij në seancën dëgjimore në Hagë, Karaxhiq u ka bërë thirrje gjykatësve që të hedhin poshtë dënimin e tij për krime të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992-95.

Karaxhiq, 72-vjeç, ka thënë para panelit prej pesë gjyqtarësh se forcat serbe kanë vepruar në vetëmbrojtje gjatë konfliktit, i cili ka lënë mbi 100 mijë të vdekur dhe 2.2 milionë persona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Ka aq shumë dëshmi që tregojnë se strategjia jonë nuk ka qenë sulmuese. Strategjia jonë ka qenë mbrojtëse në të gjithë Bosnjën”, ka thënë ai.

Karaxhiq dhe ekipi i tij ligjor kanë argumentuar se prokurorët dhe gjykatësit, gjatë gjykimit kanë kryer një sërë gabimesh ligjore dhe procedurale.Në anën tjetër, prokurorët gjithashtu po apelojnë për dënimin e Karaxhiqit, duke kërkuar nga gjykatësit që ai të dënohet me burgim të përjetshëm.

Vendimi për këtë pritet të merret deri në fund të vitit.Në mars të vitit 2016, Karaxhiq është dënuar me 40 vjet burg nën akuzat për gjenocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit, përfshirë edhe masakrën në Srebrenicë, përcjell REL.

Në masakrën në Srebrenicë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë. Kjo ngjarje konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.Karaxhiq është dënuar nga gjykatësit e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, e cila është mbyllur në muajin dhjetor. (b.an)

Next Post
Kush janë 15 qytetet më të ‘zjarrta’ të futbollit

Kush janë 15 qytetet më të 'zjarrta' të futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In