• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Karantina për 15 mln njerëz në Lombardi/Kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve me Italinë

by Java News
08/03/2020 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos kanë filluar sot të anulojnë fluturimet e tyre drejt Italisë. Kjo lëvizje vjen, pasi qeveria italiane vendosi shpalljen e Lombardisë si zonë karantine, duke ndaluar lëvizjen deri në datën 3 prill.

Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Rinasit, të paktën tre  fluturime janë anuluar.

I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën 18.20.

Sot ishin parashikuar të paktën 5 fluturime nga Tirana në Milano (Bergamo) nga Air Albania, Blue Panorame dhe Easy jet. Blue Panorama po kryen check-in për në Bergamo, të parashikuar në 11.15.

Ndërsa Air Albania i ka anuluar fluturimet.

Të kontaktuar me telefon, operatorët e Air Albania thanë se të gjitha fluturimet me Italinë ditën e sotme janë anuluar për arsye operacionale nga kompania, pa konfirmuar një lidhje me karantinën. Ata thanë se nuk kanë konfirmim nëse dhe nesër do të ketë fluturime. Të gjithë ata që kanë prerë biletat mund të drejtohen tek kompania për të ndryshuar datën ose rimbursuar biletën.

Qeveria italiane miratoi të shtunën në mbrëmje  dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, pasi po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Dekreti ka zgjatur zonat e karantinës, të ashtuquajturat “zona të kuqe”, duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni.

Vendi po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq të Evropës së Covid-19, i cili ka marrë jetën e 233 personave dhe ka infektuar gjithsej 5.883 njerëz.

Lombardia është një nga 20 zonat administrative të Italisë, e gjendur në veri dhe ka rreth 10 milionë banorë (një të gjashtën e popullsisë), ndërsa kontribuon në një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Qendra e saj është Milano..

Nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas fluturojnë çdo vit rreth 1.7 milionë pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve i drejtohen rajonit verior, kryesisht Milanos e Bergamos, përgatiti Panorama.

Next Post
Pushteti i diktatorëve/ Ja si vinë në skenën politike dhe rasti i 8 prej atyre të shekullit XX

Pushteti i diktatorëve/ Ja si vinë në skenën politike dhe rasti i 8 prej atyre të shekullit XX

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In