• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karantina masive nuk mbahet dot për një periudhë të gjatë, flet psikiatri

by A R
03/04/2020 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mërzitje. Zhgënjim. Zemërim. Ankth. Acarim i marrëdhënieve. Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën po përpiqen të durojnë këto simptoma të ndryshme të vetëizolimit. Lidhur me këtë situatë ka folur mjeku psikiatër Simon Wessely. Ai foli për DW nën karantinë të imponuar pasi gruaja e tij u sëmur me COVID-19.

“Është fizikisht e vështirë, është psikologjikisht e vështirë, sepse nuk është izolimi shoqëror mënyra si punojmë ne, si qenie njerëzore. E gjithë rrjedha e jetës bëhet më e vështirë dhe zhgënjyese. Ka dëshmi se njerëzit fillojnë të bëhen dikur të shkujdesur. Unë mendoj se do të zbulojmë se do të jetë e vështirë për shumë njerëz. Do të ketë disa që do të jenë mirë, por po të mos jesh si ne – të kesh një pronë pak a shumë të madhe, të rehatshme – mendoj se do të bëhet gjithnjë e më pak e durueshme me kalimin e javëve”, tha ai.

Më tej ai ka treguar se çfarë do të ndryshojë te njerëzit që izolohen në javët në vazhdim. “Para së gjithash, në plan afatshkurtër, ne kemi provuar se përshtatemi si specie, shumë shpejt, me realitetet e reja. Qeveria jonë ka qenë mjaft e kujdesshme të sinjalizojë paraprakisht pothuajse të gjitha ndryshimet që janë bërë. Pra, të gjithë i kanë pritur masat – punën nga shtëpia, mbylljen e restoranteve, pastaj ndalimin e plotë.

Kështu që ata na kanë dhënë pak kohë për t’u përgatitur, gjë që mendoj se ka qenë shumë e dobishme. Por, pas një kohe, njerëzve kjo fillon të mos u bëjë më përshtypje, të mos shqetësohen më, ose thjesht thonë: “Nuk më intereson, boll më, thjesht dua vetëm të dal jashtë për të parë njerëz ose për të bërë diçka”.

I pyetur se çfarë do të ndiejnë ata saktësisht çdo ditë, ai tha se nuk ka nevojë të jesh psikiatër për të ditur që emocionet janë mërzitje, zhgënjim, zemërim, nervozizëm, si dhe acarim në marrëdhënie.

“Dhe mos harroni, shumë njerëz tani kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët duhet të ishin në shkollë, por tani nuk janë – një vendim shumë i debatueshëm, me të vërtetë. Kjo ka ndodhur në të gjithë Evropën dhe botën. Mbyllja e shkollave ka shtuar presionet. Më në fund, dëshira e njeriut për kontakte të vërteta sociale ballë për ballë ose për shumëllojshmëri: njerëzit do të fillojnë t’i japin liri vetes, jo sepse nuk duan të pajtohen, por sepse thjesht do ta quajnë shumë të mundimshme atë që u kërkohet. Kjo do të jetë e ndryshme nga personi në person, dhe natyrisht një numër i madh njerëzish do të binden. Por të tjerët jo”.

/a.r

Next Post
Meta, Rama, Basha tre orë ONLINE, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Rama: Balona tabake, që ne quajmë gabimisht opozitë, kërkon të nxisë një `97 të dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

December 25, 2025
VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

December 25, 2025
Njohja e Palestinës nga disa vende Perëndimore/ Kremlini: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me 2 shtete 

Uroi vdekjen e Putinit, Kremlini për Zelenskyn: A është i aftë të marrë vendime adekuate për paqen

December 25, 2025
Marrëveshja e re e Tik -Tokut, e rëndësishme për sigurimin e vazhdimësisë

Marrëveshja e re e Tik -Tokut, e rëndësishme për sigurimin e vazhdimësisë

December 25, 2025
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

EMRI/ Plagosja e biznesmenit në Durrës, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

December 25, 2025
“Kam marrë ftesë për tek “foltorja” e Salianjit”/ Kuçana: Nuk do shkoj

“Nuk ka më zgjedhje me Ramën”, Kuçana kërkon qeveri tranzitore për dalje nga kriza

December 25, 2025
Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

December 25, 2025
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Shqipëria bëhet me avion shtetëror/ Dhurata e Erdogan: Airbus 319,12 milionë euro

December 25, 2025
Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com