• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Karantina do bëhet 5 ose 7 ditë”/ Ulqinaku: Përdorimi i tepërt i antibiotikut, dëmi më i madh që iu bë popullatës

by
21/01/2022 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë.

Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, të gazetarëve Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri.

“Situata e qetë në spitale na bën të mendojmë që Omicron nuk është aq agresiv. Por përditë kemi viktima, aty ku gjen terren ai bën dëm. Pastaj mund të shtrihemi në sferat e tjera, distanca, higjiena mbajtja e maskave, mos izolimi kur një person del pozitiv. Karantina do bëhet shumë shpejt me dijeninë time ose 5 ose 7 ditë”, tha Ulqinaku për Report Tv.

Lidhur me vaksinimin kundër COVID-19, Ulqinaku tha se janë të pakënaqur me shifrat, pasi deri më tani më pak se 50% e popullatës në vend e kanë marrë vaksinën.

“Ndërgjegjësimi ka çaluar në vendin tonë, përgjegjësi në radhe të parë kemi ne, por nuk është luftë vetëm më shëndetësinë. Me jemi ta pakënaqur sepse kemi inspiruar ta çojmë Shqipërinë në Europë. Europa flet qartë me shirat e vaksinimit. Akoma si kemi kapur 50% me dy doza”, vijoi Ulqinaku.

Duke qenë se këtë vit në vendin tonë po qarkullon edhe gripi, Ulqinaku tha se është e pamundur të bëhet dallimi me Omicron, pasi shenjat që ato japin janë pak a shumë të njëjta. Ai thekson se vetëm një test COVID mund ta bëjë diferencën.

“Këtë vit kemi qarkullim edhe të virusit të gripit, që bën që alarmi të jetë më i madh. Është e pamundur të diferencohet kush është grip kush është COVID. Nuk kuptohet, Kur kemi bashkëjetese, koronavirusi me variantin Omicron. Shenjat janë pak a shumë të njëjta, dhimbje koke, temperaturë me 40 gradë. Me klinikë është pothuajse e pamundur ta dallosh nëse nuk e bën testin diferences”, u shpreh nëndrejtori i ISHP.

Ndërkohë, Ulqinaku u ndal edhe në përdorimin e antibiotikut, ku iu bëri thirrje mjekëve, por edhe farmacistëve që të mos u japin antibiotikë qytetarëve sepse nuk ka asnjë efekt tek gripi dhe COVID. Sipas tij, përdorimi i tepërt i antibiotikut gjatë pandemisë është dëmi më i madh që iu shkaktua popullatës.

“Këtu është dhënë historikisht dhe vijon të jepet nga pjesa dërrmuese e farmacive pa recetën e mjekut, por edhe me recetën e mjekut. Dëmi më i madh që i kemi shkaktuar popullatës lidhur me koronavirusin është përdorimi i tepërt antibiotikut. Në aspektin individual mund t’ia shohim ‘sherrin’ më vonë. Imagjinoje sikur një individ për tu trajtuat kundër COVID ka përdorur dy-tre antibiotikë të shkallës së tretë ose të katërtët, nesër kur bën edhe një infeksion banal dhe ti i jep antibiotik dhe nuk bën efekt është e tmerrshme.’Lufta’ botërore kundrejt trajtimit me shumë pikatore të antibiotikut është ‘lufta’ aktuale sot. Nuk duhet të jepet antibiotikë në këto ditë sepse kemi të bëjmë me virusi, antibiotiku tek virusi i gripit dhe COVID nuk ka asnjë lloj efekti”, theksoi Ulqinaku.

/b.h

Next Post
Detajet tronditëse/ Prifti grek përdhunoi 16-vjeçaren shqiptare për 4 vite rresht, pas arrestit në kompjuter iu…!

Detajet tronditëse/ Prifti grek përdhunoi 16-vjeçaren shqiptare për 4 vite rresht, pas arrestit në kompjuter iu...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In