• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karantina dhe libri

by Bajram Peçi
15/03/2020 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Atë që është i renditur në krye të zinxhirit ushqimor, homo sapiensin, kjo pranverë e gjeti si kurrë më parë të tronditur, në këto 100 vjet. Kishim lexuar, por jo pare, se ç’është në gjendje të bëjë mikrobi, virusi i vogël. Qenka i aftë ta rrëzojë edhe njeriun nga “froni”! Po të mos izolohesh dhe nëse nuk ke mjetet e duhura mjekësore, ekonomike dhe organizative, mos u çudisni, kjo specie mund të shohi honin e greminës, ku mund të rrënohet. Ajo çka është më tronditëse, vjen nga skena rrënqethëse prej fqinjëve tanë, italianëve, ku të vdes i afërmi, njeriu i dashur dhe s’je në gjendje t’i ndodhesh pranë, s’mundesh ta qetësosh, ta ngushëllosh, t’i japësh dashuri, t’i mbyllësh (në fund të fundit) sytë. Protokolli mjeksor, me të drejtë, nuk e lejon praninë e të tjerëve, bashkëshortit, fëmijve, vëllait apo motrës.

Gjatë këtyre ditëve, për herë të parë, të çuditur qytetarët tanë shihnin qytetet e tyre të boshatisura, me pak njerëz në rrugë dhe pa automjete. Ka pllakosur një heshtje e frikshme, por që s’duket kështu kur mendon se e kemi boshatisur me ndërgjegje, me bindje, me mirëkuptim. Dikush tjetër zbuloi të ndjente cicërima zogjsh dhe kuptoi se në pemët pranë banesës paska shpendë. E keqja paska dhe anën e saj të mirë! Qyteti, ndonëse me mikrobin e frikshëm në ajër, po pastron ndyrësitë asfiksuese të blozës helmuese, që automjetet lëshojnë me tepri e me rrezikshmëri të lartë. Mbase duhet parë, nëse vlen të praktikohet një herë në muaj “Qyteti pa makina”.

Shumëkush, të shqetësuar, por edhe të trembur, falë mediave mosha e tretë mësoi se ky virus kap kryesisht këtë moshë dhe se në situatë pandemie, si kjo që po përjetojmë, protoklli mjeksosr i ka të parazgjedhur për t’i lënë të vdesin, ngase përparësi shërbimi marrin më të rinjtë. Dhe ky brez, ndonëse në shekuj ka provuar, ka ndjerë dhe ka dyshuar se në në moshë të thyer nuk ta ka nevojën kush, përpos trashëgimisë së asaj pasurie që mund të ketë.

Punët shkuan edhe më tutje, kur kryeministri britanik pranon se pandemia duhet lënë e lirë dhe viktimat e agresionit të saj… le të jenë 70 vjeçarët. Të tjerët do fitojnë me krijmin e antitrupave, imunitet. Britania, ende nuk ka ngritur dhe SHBA-ja sapo ka ngritur strukturat e para të shërbimit të “shfarosjes së minjëve”, siç Alber Kamy e përshkuan te e famshmja vepër e tij, “Murtaja”.

 Tirana, qyteti im, dhe qytetet e tjera në karantinë, ndonëse të izoluar, të ngujuar në banesa si kurrë më parë ska ndodhur, marrin gjithsesi frymë të lehtësuar. U besojnë masave drastike dhe i zbatojnë ato. Një njeri nga familja del një herë në ditë, kryesisht në mëngjes, për të blerë gjërat ushqimore më të domosdoshme, process ky që nuk zgjat më shumë se gjysëm ore. Koha tjetër thyhet e shtyhet mes televizorit, aparatit celular android dhe librave, sidomos librave. Nuk ka gjetje, thirrje më të bukur, se ajo që Alda Bardhyli, drejtoresha e Qëndrës Kombëtare të Librit e Leximit, u bëri qytetarëve, “Shfrytëzojeni këtë kohë të detyrueshme për t’u mbyllur në banesa, për lexim”. Këshillë më të vlefshme nuk mund ta gjesh! Po e bërë këtë, ke gjetur njëherësh edhe psikologun.

 Kur vjen kjo ditë, njerezit, sidomos të moshuarit, kuptojnë se ndonjëherë janë ankuar kot, madje kanë rënkuar me tepri për dhimbje kyçesh e sëmundje banale, bashkëudhëtare këto të përhershme në rrugën jetësore të çdo individi. Tashmë, të mësuar me heshtjen në banesë, me rrugët bosh, me mungesën e “radhës” të postës, dyqanit dhe bankës, ku askush nuk shtyhet më, (përkundrazi) pa vrarë mëndjen se pse prej ditësh nuk po shihesh me fqinjët, pse nuk ke vajtur për kafen e përditshme të bar-i i rrugicës tënde, gjen prehje te leximi. Kur them: leximi, nuk kam dhe aq parasysh leximin në aparatin e telefonit apo në kompjuter, por leximin e një libri. Ke vënë re, i nderuar lexues, se po duket më shpesh  shpërqëndrimi, njerëzit nuk mbajnë shumë mend, sepse nuk lexojnë libra. Kur lexon librin, ti je në gjendje dhe i aftë të hysh mes rreshtave, t’i mbash mend e t’i shijosh ato.

 Në morinë e emisioneve televizive, një prej tyre, ngase edhe pse jam marrë me drejtimin e një shtëpie botuese, një prej tyre, atë të çdo të diele, se kam lënë kurrë pa parë. Zonjat Beti Njuma, në kohën e saj te Topi Ch dhe tani Monika Stafa, u paraqesin botimet e reja shikuesve. Ata do jenë nesër lexuesit e titujve të rinj. Kur je i lumtur, libri të zbukuron, kur je i dëshpëruar ose i mjerë, libri të ngushëllon. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë dramatike që po kalojmë, për të lexuar. Ta bëjmë këtë të gjithë, por sidomos të rinjtë e te rejat tona shqiptare. Leximi-ja ky është mësimi më i mirë q;e marrim nga këto ditë të zymta e të trishta!

Next Post
Nuk zbatuan karantinën, mbi 70 gjoba vetëm në Korçë

Nuk zbatuan karantinën, mbi 70 gjoba vetëm në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In