Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se ish-presidenti sirian Bashar al Assad ka qenë koka e trafikut ndërkombëtar të një droge të vetme që quhet Kaptagon.
Karamuço tregoi se Kaptagoni ose fenitilina është një drogë e shpikur nga një gjerman që ka të ardhur ndërkombëtare miliarda dollarë, ndërsa 80 për qind të tregut e ka shtetit sirian.
“Fenitilina është një drogë e shpikur nga një gjerman. Sot ka një të ardhur ndërkombëtare 56 mld dollarë, ku 80 për qind të këtij tregu e kontrollon shteti sirian. Është droga që quhet droga e luftëtarëve, për shkak se me injektimin apo pirjen e saj ti nuk më frikë, nuk ke më mëshirë, nuk ke më asnjë emocion, vret kush të dalë përpara dhe s’ke asnjë pishman, ishte droga e ISIS por që prodhohet edhe sot, por burimine ka në Siri se ka një garanci të madhe nga Asadi që këtu nuk preket askush. Sot nuk dihet kush do ta marrë kontrollin e kësaj drogë. Jeta luksoze e Asad ishte e varur edhe nga një biznes i madh droge që ai e kryente vetë”, tregoi ai./a.m.