• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karamelja që po vdes Partinë Demokratike

by Enkel Demi
24/05/2017 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Për hir të një kodi të pashkruar, gazetari në Shqipëri shpesh e detyron veten mos të shkruajë ndaj opozitës në vigjilje apo gjatë fushatës elektorale, sepse mendohet që kjo e dëmton atë dhe ndihmon qeverinë artificialisht. Kritika ndaj pakicës është vlerësuar qyshkur si opozita e opozitës, pasi problemi është qeveria.

Por, për fat “të mirë” pas marrëveshjes së yllit të sabahut tani edhe opozita është bërë pjesë e problemit, pra e qeverisë. Sot, udhëhiqemi nga qeveria Rama-Basha, ndërsa sipas kryeministrit karamelja ishte vota e Sali Berishës për këtë qeveri.

Kemi hyrë në fushatën elektorale me një qeveri të çuditshme tekniko-taktike, me një pakt lakuriqësh nate, i cili u bë në terr të plotë, larg syve të botës. Të gjithë e kanë me merak të pyesin se cila palë del e humbur, ndërsa dyshimet janë të pavenda, sepse Partia Demokratike duket sheshit që ka marrë rrëpirën me shpejtësi marramendëse. Në një bisedë disa orëshe kryetari demokrat ia doli të zhbëjë 27 vjet qëndrese demokratësh, e cila u ngjiz me të mirënjohurat ideale të dhjetorit. Arben Imami dhe Eduard Selami duhet të kenë parë se si u shkërmoq ajo pak cipë që pat’ mbetur si make up plakash në ballin e PD-së. Në atë bisedë që shumëkujt ju duk disi e gjatë, ra në hon revolucioni komunist i vitit ’97 që e solli PS-në në pushtet nëpërmjet grykës së pushkës. Jozefina Topalli tani nuk duhet as ta përmendë si i kaloi plumbi pas veshit në Vlorën e atyre kohëve, sepse në qeveri Rama ka zbuluar si thotë vetë një mik të ri, i cili quhet Lulzim Basha. Tre muajt e çadrës u zhbënë për të marrë një drejtori rurale që flitet se ka lekë apo për të vendosur ca ministra që rrogën e parë e marrin pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Tre muaj të kësaj proteste që doktori rrëfen se ishte rezistenca popullore më e madhe paqësore që kanë parë shqiptarët, shërbyen vetëm për të shtyrë një javë dhe vetëm shtatë ditë të shkreta zgjedhjet. Nuk ka qeveri teknike, nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por Ervin Salianji duhet të fshijë fotot dhe filmimet në fushat me hashash, sepse është aleat me Saimir Tahirin. Kurse Gent Strazimiri është aleat me Arben Ndokën, Edi Paloka bashkëudhëtar në këtë qeverisje me Paulin Sterkaj.

Partia Demokratike tashmë është në bjerrje të plotë ideologjike. Shenjat i pati dhënë me kohë qysh kur Kaç Islami dhe ish-spiunët e Sigurimit u bënë udhëheqës, por të paktën të gjithë prisnin të vinte PS-ja tek Kaçi, jo të shkonte Luli në akronimin PS. Nuk kanë më pikën e rëndësisë projeksionet e profesor Eduard Zaloshnjes që ka marrë përsipër detyrën e vështirë të mbulojë zvetnimin me numra mandatesh ose më mirë diellin me shoshë. Efekti i rrudhjes, zvogëlimit, tkurrjes si ndodhi me PASOK-un në Greqi është i qartë dhe i përditshëm. I vetmi njeri që është i ndërgjegjshëm për gjithë këtë mort politik është bashkëqeverisësi Edi Rama që ka shtuar dozën e cinizmit duke e diskretituar pa mëshirë Partinë Demokratike. Hedh romuze kudo që shkon dhe shpall këtë “miqësi” të re që ka shtënë me kreun e PD-së. Të zhgënjyerit e lëvizjes çadriste fillojnë nga anti-Sorosianët e deri tek aleatët. Lulzim Basha ka zgjedhur me ndërgjegje të plotë të humbë pesë deri në gjashtë mandate vetëm se do të garojë tek pullë. Tepricat e votave të Dukës, Mediut, Spahiut, Dules, madje dhe të Rivelinos do shkojnë në Lanë dhe jo më në thesin e PD-së. Paraardhësi i Bashës, doktori i karameles, nuk linte votë t’i shkonte dëm, prandaj koalicionet e tij përbëheshin nga një tabor me parti. Basha zgjedh krejt të kundërtën. Përse? Sepse shkon pas berihait që kishte hallin e LSI-së. Por, LSI nuk para ha djathas o Lul, kafshon majtas. Kaq e di dhe profesor Zaloshnja.

Tani, kryetari i demokratëve hyn në fushatë me një listë, ku shpenzon disa mandate për aleatët qejfmbetur, pra jo për demokratët, me ca mandate mangët që nuk ia japin tepricat e këtyre aleatëve në mëri, me ca ish-komunistë dhe ish-sigurimsa dhe ça të teprojë për ndonjë demokrat. Nuk e shan dot më qeverinë, sepse është pjesë e qeverisë. Nuk flet dot më për cannabis, sepse koloneli për një muaj do i bëjë arat e gjelbëra tokë e djegur. Nuk flet dot për varfërinë që ka pllakosur vendin, se ka marrë Ministrinë e Punës. Nuk pipëtin dot për konçesionet, se mori shëndetësinë. Nuk bëzan për korrupsionin, se mori financat. Më e bukura fare është që pas zgjedhjeve nuk thotë dot: “Qeveria vodhi zgjedhjet”, sepse qeveria është vetë. Çfarë do u thotë demokratëve? Ndoshta paralajmërimin e Edmond Spahos që pas 25 qershorit Shqipëria do të qeveriset me formulën magjike PS-PD. Kush ka kaluar në jetë vetëm dy herë tek oborri i PD-së e di fort mirë ç’do të thotë kjo gjë për një demokrat.

Para 27 vjetësh themelohej një parti që i dha tonin jetës politike në Shqipëri, por që me sa duket do i përkasë historisë, se ia kallën ende në moshë të re.

Next Post
Tjetër tërmet i fuqishëm në Shkup

Lëkundje të forta sizmike, tërmeti shkund Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgatitet struktura e re për Policinë e Shtetit, sigurohet drafti

Largohet nga drejtimi shefi i komisariatit në policinë e  Kolonjës. Ja kush e zëvendëson (EMRAT)

December 9, 2025
“Dje dola vetëm në protestë, por njerëzit po bashkohen”/ Lapaj: Rama të heqë duart nga gjyqësori. Të rinjtë të reagojnë

“Dje dola vetëm në protestë, por njerëzit po bashkohen”/ Lapaj: Rama të heqë duart nga gjyqësori. Të rinjtë të reagojnë

December 9, 2025
Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

December 9, 2025
Publikon fotot nga Jordania, Rama: Shqipëria udhëhoqi tryezën e liderëve fetare të Ballkanit

Publikon fotot nga Jordania, Rama: Shqipëria udhëhoqi tryezën e liderëve fetare të Ballkanit

December 9, 2025
Wang Yi bën thirrje për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për të nxitur lidhjet Kinë-Gjermani

Wang Yi bën thirrje për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për të nxitur lidhjet Kinë-Gjermani

December 9, 2025
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

December 9, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Gjendet pa jetë në banesë 65-vjeçari në Durrës. Dyshohet se…

December 9, 2025
“LSI, organizatë terroriste”, analisti Arben Meçe: Partinë e inkriminoi Ilir Meta

8 dhjetori 1990/ “Studentët e përjashtuan”- Analisti: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar!

December 9, 2025
“PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit!”/ Strazimiri: PS po e kthen këtë proces në një farsë…

“PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit!”/ Strazimiri: PS po e kthen këtë proces në një farsë…

December 9, 2025
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Gara për vendin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi rihap garën

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In