Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic ka lavdëruar Kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama. Ai theksoi se Rama e pranoi humbjen dhe i uroi ata pas ndeshjes.
“Rama është i mrekullueshëm, zotëri. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes, ka thënë se kështu është futbolli, në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, deklaroi Karadzic para gazetarëve në Elbasan.
Edi Rama takoi lojtarët serbë në dhomat e zhveshjes, pas pjesës së parë të ndeshjes.
Karadzic e përcolli ndeshjen nën shoqërinë e kreut të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.