• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karabina kërkoi hotel me 5 yje, reagimi nga Kosova: Juve u vonuat e sa për kushtet…

by A R
16/08/2017 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas letrës së ministres teknike të arsimit Karabina e cila shprehte indinjatën për hotelin ku u zhvillua për 4 ditë me radhë seminari me rreth 40 pedagogë, Prof. Dr. dhe mësues në Gjakovë “Për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë”, ka ardhur dhe një reagim i zyrtarit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës Nuhi Gashi.  Ai shkruan se deklarata e Karabinës ishte e pavend pasi ministrja jo vetëm që nuk erdhi para orarit siç duhej të vinte sipas tij por edhe u vonua për 30 minuta duke hequr nga axhenda e ditës së parë të seminarit debatin e hapur me të pranishmit.

Në faksimilen që Shqiptarja.com disponon duket qartë dhe e theksuar që ishte planifikuar debat e dialog publik por ministrja e cila mbërriti me vonesë e hoqi këtë pjesë nga axhenda. Ndërsa për kërkesat e tjera logjistike të ministres teknike si buxheti i vënë në dispozicion Gashi deklaron se sqarimet do t’i jepen nga stafi përgjegjës i logjistikës. Shqiptarja.com mëson se Karabina shoqërohej nga këshilltari i saj në MAS, Ndriçim Mehmeti.

faksimile
(Faksimile e ditës së parë së axhendës në Gjakovë)

Të pranishmit për Shqiptarja.com: Gjithçka ishte në rregull në hotel, seminari shkoi mirë

Një tjetër shqetësim që Karabina ngriti ishte se në ambientet e hotelit ku u zhvillua seminari 4 ditor ishte jashtë çdo kushti standard pa ajrosje dhe me temperatura të larta ndërkohë të pyetur nga Shqiptarja.com persona të pranishëm në seminar kanë thënë se çdo gjë ka shkuar mirë dhe se ambientet ishin me ajër të kondicionuar gjithashtu dhe dhomat, i vetmi problem që ishte shfaqur ishte ushqimi por seminari nga data 1 – 4 gusht kishte shkuar më së miri.

Sipas personave të pranishëm në hotel ministrja shprehu indinjatë për shkak të mungesës së protokollit dhe mënyrës si u prit por mesa mëson Shqiptarja.com Karabina u trajtua në të njëjtën mënyrë si Ministri i Arsimit të Kosovës Bajrami i cili deri tani nuk ka shprehur ndonjë pakënaqësi për këtë seminar.

Në foton që Shqiptarja.com siguron duket ministrja Karabina gjatë darkës në hotel “Pashtriku” mes pedagogësh dhe mësuesesh të pranishme në seminar.
karabina
(Majtas, Ministrja Karabina gjatë darkës në ambjentet e hotelit)

Ndërsa në fotot e tjera salla ku u mbajt  edhe seminari, në foltore është ministri kosovar i arsimit Arsim Bajrami dhe në rreshtin e parë është ministrja shqiptare Karabina, ajo që vihet re është prezenca e kondicionerëve për të cilët të pranishëm në sallë të kontaktuar nga Shqiptajra.com kanë deklaruar se ishin funksionalë.

kondicionert
(Me rreth të kuq kondicionerët në hotelin në Gjakovë)
seminari
(Me rreth të kuq, ministrja Karabina dhe ministri kosovar Bajrami gjatë seminarit. në foto duket dhe prania e kondicionerëve)

hotelihotelihoteli
(Hotel Pashtriku ku u akomodua ministrja gjatë qëndrimit në Kosovë)

hotel
(Hotel Pashtriku ku u akomodua ministrja gjatë qëndrimit në Kosovë)

Reagimi i plotë i Nuhi Gashit

“E nderuar zonja Gjishti!
Fillimisht uroj të jeni mirë dhe më ndjeni që nuk arrita me kohë të jep sqarime lidhur me çështje konkrete që ngre letra Juaj. Kisha skajshmërisht shumë punë rreth seminarit dhe nuk më mbetej kohë për postën.

Por, një imejl i përsëritur, i ardhur si Cc edhe në adresën time, më obligon që aktualisht në shenjë respekti, mirësjellje e kontributi eventual për kompletimin e të dhënave në kontekst të letrës Suaj,  deri në leximin e kujdesshëm të raporteve/pyetësorëve  e vetëvlerësimeve (anonime)  të mësueseve e të mësuesve, t’Ju sqaroj si më poshtë:

–          Pothuaj se për shumicën e zërave/njësive  të seminarit, të cilat ju i afishoni në letrën Tuaj, shpresoj se do të kemi  vlerësimin e sqarimet e nevojshme nga personat përgjegjës të logjistikës së Seminarit (akomodimi, sallat, pajisjet, ushqimi, higjiena etj;) dhe mbase e mira e kësaj pune është se ata (të të dy ministrive homologe) ishin aty, i dinë këto punë shumë më mirë se unë (unë personalisht dhe shumica e mësueseve, duke punuar në shtetet e demokracive më të zhvilluara, kanë marrë shumëçka nga një kod tjetër i sjelljes, ku  titullari i shtetit /i çdo niveli/ duhet të gjendet në sallë edhe para kohës së shpallur) dhe i posedonin edhe dokumentet/marrëveshjet e arritura paraprakisht (shkurt 2017) me hotelin;

–          Shikuar nga perspektiva ime,   fillimisht si autor  e më vonë bashkautor  i konceptit të zhvilluar më tej të  kësaj ngjarjeje,   përtej subjektivizmit   e sentimenteve të mia me të (seminarin),  aq sa arrita të  qëmtoj vlerësimet e mësuesve e të mësueseve,  e them me plot kompetencë profesionale e kënaqësi  se në veçanti në rrafshin e formatit didaktik më janë realizuar pritjet;

–          Në raport me gjuhën mjaft ‘agresive’  të letrës Suaj, më duhet t’Ju sqaroj se, ndër të tjera,  nuk e pata të lehtë ta ‘qeveris’ apo ta zbus zemërimin e mësuesve për  vonesën deri në 30 minuta  të fillimit të punimeve të seminarit dhe heqjen nga agjenda të komunikimit të hapur (debatit), të planifikuar ditën e parë në linjën: mësuesit/et- ministrat  respektivë të tri ministrive;

–          Puna e hetimit/auditimit  edhe buxhetor/financiar  për mua është një normalitet/rutinë,  që ka ndodhur dhe duhet të ndodhë edhe me këtë rast, prandaj më keni të hapur me të gjitha letrat e të dhënat që posedoj;

–          Një raport integral  e me kompetencë të plotë (nga ana ime) do ta bëj ditët në vazhdim, natyrisht mbështetur, fillimisht, në (vetë)vlerësimet/gjykimet  e mësuesve, sepse seminari u dedikohet atyre dhe mund të mbijetojë  vetëm  nëse u përshtatet interesave e nevojave të tyre (bile në këtë rrafsh, ua bëj me dije  të gjithë subjekteve se edhe më tutje bazën e buxhetit të seminarit e përbën investimi personal i mësuesit/es  në para, kohë, durim e guxim profesional, angazhim e përkushtim patriotik etj., që thënë shkurt mund të emërtohet si ndërgjegje kulturore)

Me respekt,

Nuhi Gashi”

ministri
(Ministri i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami gjatë seminarit)

Next Post
Drejtësia për 21 Janarin/ Ja si debaton Rama në facebook me komentuesit

VIDEO e rrallë e Shqipërisë së vitit 1960, postimi ndryshe i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In