• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kara Berisha!

by Dritan Hila
28/12/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Nuk është aspak një slang fyes për Berishën. Parashtesa “kara” në turqisht do të thotë “i zi”. Ishte emri që merrnin përpara titullit që sulltani iu kishte dhënë dikur funksionarëve të tij e që më vonë i kishte dënuar me ferman. Kara Mahmut Pashë Bushatlliu; Kara Ali Pashë Janina, sa për të përmendur dy nga historia jonë. Pas kësaj, pashait fillonin i iknin ndjekësit, dezertonin ushtarët, flirtonin me sulltanin oficerët madje edhe fëmijët e atij që shpallej “Kara”. Ali Pashën e tradhtuan edhe tre fëmijë të tij.

Perandoritë zhvillohen bashkë me kohërat dhe krahas teknologjive por kanë të njëjtën logjikë. Dhe pasojat e ushtrimit të pushtetit të tyre janë të njëjta. Siç e thotë edhe Edward Luttwak, strategjisti që paguhet 1 milionë dollarë në vit vetëm për të bërë planet e Pentagonit, perandoritë kanë tre zona: Zona e sigurisë, ku ato duan territor të sigurt dhe nuk lejojnë pavarësi; zona kushinetë e cila ndodhet mes zonës së sigurt dhe asaj armiqësore dhe së fundmi zona armike ku janë fuqitë konkurruese. Shqipëria është në zonën e sigurisë amerikane pasi ndodhet në thellësi të territorit të NATO (dhe në zonën kushinetë të perandorisë latente gjermane).

Perandoria Amerikane është një perandori sui generis, përshtatur me kohët moderne dhe teknologjinë. Nuk nis më fermanë por shpall lista, nuk nis më ushtarë me karvanë mushkash po parashutistë me Herkules. 220 mijë ushtarakë amerikanë janë të shpërndarë në 43 vende të botës të shpërndarë në 544 baza. Sipas Pentagonit bëhet fjalë për baza që e kalojnë vlerën e 10 milionë dollarëve apo mbi 40 mijë m2. Përveç këtyre janë edhe 642 baza nën këtë stekë, në 76 vende. Nuk mbaron këtu. Sipas të dhënave të shefave të shtabeve prezenca amerikane e përbashkët ose operative shtrihet në 170 vende përfshirë Antarktidën dhe. Arktikun (nga 192 që ka gjithsej Toka).

E gjitha kjo tregon se tashmë kemi të bëjmë me një perandori globale e cila kontrollon çdo cep të globit, herë direkt dhe herë me të deleguar. Si e tillë kuptohet impenjimi që ka dhe kur vjen puna që Sekretari i Shtetit merret direkt me ty, tregon që ia ke prurë në majë të hundës. Shpallja “non grata” ka pikërisht statusin “kara”. Dhe shqiptaret që i kanë të zhvilluara instinktet e mbijetesës e kanë kuptuar që si 200 vite më parë me pashallarët rebelë dhe si sot me kryetarë partish “sovranistë”, ka ardhur ora që perandoria të presë kokën. Dikur të nxirrte në kamaren e turpit sot të nxjerr në listat e Departamentit të Shtetit. Efekti është i njëjtë. Ty të ka mbaruar ora. Ndaj nuk ka rëndësi nëse Berisha dënohet me arrest shtëpie apo lihet rrugëve. Ai është shpallur “Kara Berishë” dhe si i tillë do t’i firojnë ndjekësit, militantët dhe besnikët derisa të mbesë vetëm ku askush nuk do ta qajë, se nuk ka as Vasiliqi tek koka.

Next Post
Gruaja gjobitet, bashkëshorti tenton ta godasë me thikë për vdekje. Shpëtohet nga kunati i saj

Gruaja gjobitet, bashkëshorti tenton ta godasë me thikë për vdekje. Shpëtohet nga kunati i saj

Comments 1

  1. Muhedin Çami says:
    2 years ago

    Jeni shume I sakte ne analize

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com