Lorik Cana e Rita Ora ishin së bashku në shenjtërimin e Nënë Terezës. Që të dy prezantuan gjithë evenimentin. Por në një foto që është publikuar nga ajo ditë, jo gjithçka ka qenë protokollare.
Jashtë kostumit zyrtar dhe fjalëve emocionuese për Shën Terezën, duket se ish-kapiteni i kuqezinjve ka edhe momente dobësie. Lorik Cana është kapur në një moment nga kamerat tek i shikon të pasmet e Rita Orës.