Një kapsollë është hedhur në drejtim të Kryeministrisë, në momentin që kryetari i PD, Lulzim Basha po mbante fjalimin nga “Çadra e Lirisë” në Bulevard.
Basha ndërpreu fjalën për pak sekonda dhe kërkoi të mos përsëritej më.
Basha u shpreh me fjalët:
“Nëse je i joni shëndet dhe mos e bëj më… Nëse nuk je nga tonët, plaç dhe mbylle. Nuk ka nevojë për “teshtima”. Nuk na trembin tështimat e qeverisë”, tha Basha.
Ndërkohë, mësohet se ka qenë pikërisht një protestues i opozitës, ai i cili ka hedhur kapsollën drejt ndërtesës qeveritare.