Policia Kufitare ka finalizuar një operacion antidrogë në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine prej 2 kilogramësh.
Lënda narkotike u zbulua në një autobus gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës. Raportohet se droga u sekuestrua nga pala greke, pas informacioneve të ardhura nga policia shqiptare.
Raportohet se autobusi ishte kontrolluar nga policia shqiptare edhe përmes skanerave por nuk ishte gjetur sasia e drogës.
Sipas informacioneve u arrestua shoferi i autobusit ndërsa po punohet për zbulimin e perosnave të tjerë të përfshirë në linjën e trafikut./a.m.