• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapni hajdutin…!

by Bajram Peçi
15/05/2025 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ajo çka Sali Berisha kish synim në këto zgjedhje, u krye. Nuk ishte pushteti me shumicë votash për PD-në, as posti i kryeministrit, por një vend deputeti për vete dhe një grup i përzgjedhur besnikësh si deputetë për të mbrojtur atë dhe familjen e tij! Si ai, ashtu dhe grupi i përzgjedhur, e dinin se s’kish gjasa që të merrnin shumicë, por shpresonin një konkurim ku numri i deputetëve të ishte i mjaftueshëm në kuvend për protagonizëm djegje karrigesh, gjë që rezultoi një katastrofë turpëruese. Tani i duhet të gjejë (në fakt i kishin gati) argumentet pse PS arriti kufirin e numrit të cilësuar, gjë që do i bëjë sesionet kuvendore me mandate sunduese në vendimmarrjet ligjore?

Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë ndokujt është kur fillon të ketë frikë nga e vërteta. Ky është dora vetë, Sali Berisha! Instinkti i gënjeshtrës së kultivuar, si mashtrues që është, i dikton të zgjedhë sjelljen e strucit, fut kokën në rërë, ku prej errësirës i shfaqen nga humbjet e mëparëshme shpjegimet para elektoratit të tij. Ato janë të njëtrajtëshme: na kanë vjedhur! Prej nga sot fillon, sipas tij, vetmashtrimi i kryerjes së “Revolucionit permanent” për kapjen e vjedhësve.

Nuk janë një apo disa “banda hajdutësh”, janë nja 800 mijë të tillë, shto dhe nja 100 mijë “hajdutë” të tjerë nga diaspora shqiptare. “Hajdutët” e PS vijnë në rritje, pa bërë fjalë për lebërit që e kanë zanat, për të cilët dihet se djemve nuk u japin nuse nëse s’dinë të vjedhin! Ndonëse disa fshatra të kësaj krahine është publikisht e njohur se janë në konflikt me pushtetin qëndror për shkak se po u rrëmbejnë ujërat e lumenjve, ata përsëri “vodhën” për qeverinë dhe PS-në nga shkaku se urrejnë opozitën e Berishës!

Çudia e “hajdutërive” në rritje vjen nga lalucët e Fierit dhe Lushnjës, ku trimëria spikati në “grabitjen” e mbi tre të katërtave të mandateve. E pabesueshme se si në atë mjedis myzeqar shpërthyen masivisht “vjedhjet” nga lalët e trimëruar, ku figurë qendrore e grabitjes së vëmendjes ishte Zegjineja, kjo bijë tashmë e shquar e fshatit Vlosh të Roskovecit. “Zegjineja në majë të Thanës”-u shtrëngua Berisha ta quante, kur pa se si ja kish bërë Bardhin e tij objekt humori e tallje.

Ndërsa Zegjineja zbriti nga “Thana” krenare për devotshmërinë, freskinë rinore, garancinë që i jep grupit të saj politik me qartësinë e saj politike që i rrjedh nga edukimi, Saliut i janë mpirë dhëmbët nga thanët e papjekura që kapërdiu kur guxoi dhe i përmendi emrin një vajze që lindi kur ai ishte 55 vjeç.
Metodat e “vjedhjeve” Berisha do i bëjë publike shumë shpejt. Ato janë: si gjithmonë, bandat e krimit, narkoshteti, blerja e votave me paratë e drogës, bërja palë e përfaqësuesve të BE-se me narkoshtetin, administrata kriminale shtetërore, policia e bandave dhe krimit…

Vështirësia fillestare për të shpjeguar se pse diaspora votoi me shumicë PS-në, u gjet? Një vëzhgues i mënçur i PD-së zbuloi palosjen e fletëve të votimit “Si me vizore”, gjë që kuptohet se janë “vota të parapërgatitura”, duke mos u orientuar i ngrati me procedurën se ato janë palosur në KQZ dhe më pas janë futur në zarfa për t’u dërguar në shtetet përkatëse të aplikuesve!

Tani problem është se çfarë do vendosim përmes protestave? Deputeti i përjetshëm, Tritani i Gjirokstrës, është i mendimit se, për deri sa Rama “…nuk rrëzohet me vota, ta rrëzojme me protesta”. Një nastradin tjetër, që vetquhet “gazetar” na paska thënë publikisht se duhen rrëmbyer armët! Kjo thirrje antikushtetuese, të mos i shkojë ndërmend lexonjësit se patjetër duhet ta ketë dëgjuar dhe prokuroria, e cila, pse jo, ka të drejtën për t’i marrë e kuptuar edhe si shprehje të humorit të hollë të gazetarëve tanë të emancipuar, të mirëarsimuar, të paanshëm, me aq shumë vlera si intelektualë!?

Edhe nëse ti Sali, nuk ke arritur dot te fama që ke dëshiruar, ajo nuk përbën asgjë para famës së humbur, të cilës sado të mundohesh ta kompensosh, duke mbajtur e ruajtur kreun e tribusë, duke sharë zgjedhjet, Shqipërinë, BE-në, do ngelsh ky që je: mallkimi shqiptar! I tillë se kërkush tjetër nuk do guxonte të bënte protesta ditën kur në Tiranë janë mbledhur gjithë udhëheqësit e Europës?

Në gjithë këtë histori “vjedhjesh”, nëse vërtet ka një hajdut, ai jeni vetëm ju, që keni vjedhur kreun e opozitës, i vodhët një shumice popullore shpresën, i keni vjedhur Shqipërisë unitetin, u keni vjedhur shqiptarve besimin në mirëkuptimin e stabilitetin!

Next Post
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In