• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapja e 613 kg kokainë, Rama: Aksion shembullor, asnjë sinjalizim nga ndërkombëtarët

by Java News
28/02/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit te Policise se Shtetit, e cila sekuestroi 613 kg kokine.

Rama e cilesoi aksionin, nje hap te madh ne perballje me krimin e organizuar.

Kreu i qeverisë shkruan se operacioni është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, kjos sipas tij ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore

Deklarata e plotë

NJË OPERACION SHEMBULLOR ME DOMETHËNIE TË MADHE

Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar. Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje. Por padyshim shumë domethënëse, edhe për integritetin e strukturave tona ligjzbatuese. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestruar drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar.

Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore. Puna e madhe që është bërë për të vendosur nën një kontroll rigoroz pikat doganore, duke filluar nga porti i Durrësit, ku edhe është krijuar një rrjetë efikase kontrolli mbi bazë risku, ka dhënë rezultate të vazhdueshme në aspektin doganor, por në këtë rast ka mundësuar edhe zanafillën e këtij operacioni spektakolar. Po ashtu, me marrjen e sinjalizimit të parë nga Hetimi Doganor, Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje, falë pikërisht bazës së punës së përbashkët që është ndërtuar në funksion të garantimit të kontrollit rigoroz të portit të Durrësit, mes strukturave policore dhe hetimore. I menjëhershëm dhe efikas ka qenë edhe ndërveprimi mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, çka ka siguruar përfundimin me sukses të plotë të operacionit.

Përgëzime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion dhe për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve!

Përgëzime Policisë së Shtetit, që ka hyrë me vendosmëri e gatishmëri të lartë në fazën e re të luftës kundër krimit, ku Forca e Ligjit nuk është vetëm emri i një strukturë të posaçme antikrim, po një vijë sjelljeje e Policisë së Shtetit si e tërë dhe në çdo front. Përgëzime Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që jo vetëm po garanton në vijimësi një rritje konstante të të ardhurave falë përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës, por po rrit vijimësisht forcën goditëse kundër evazionit, kontrabandës e trafiqeve. Përgëzime edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda padyshim dhe uroj që hetimet e mëtejshme të kenë të njëjtin sukses si vetë ky operacion entuziazmues.

Next Post
Sasia rekord e kokainës, Policia e Shtetit: Deklaratat e Bashës, denigruese!

Sasia rekord e kokainës, Policia e Shtetit: Deklaratat e Bashës, denigruese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In