Lulzim Basha ka reaguar për kapjen e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit. Kryetari I PD deklaroi se Taulant Balla kishte garatuar hyrjen e atyre parave në vendin tonë, por sipas tij, plani u dekonspirua.
Basha tha se policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar.
“Paratë janë të një prej bandave të drogës të Elbasanit. 3.4 milionë euro ishin me dijeni të Ballës. Është dekonspiruar plani i Taulant Ballës. Balla merret me pastrimin e parave të drogës. Nuk jemi më në fazen e kanabisit. Balla kishte marrëveshje për futjen e eurove, ai ka hyrë garant. Çfarë e lidh Tahirin, Xhafën, Ballën dhe Veliajn, përveç Edi Ramës? Trafiku i drogës dhe ndërtimi i kullave, të cilat do të ndërtohen për të pastruar paratë e krimit”, tha Basha
Pyetja që duhet t’i përgjigjet Lulzim Basha ështe se kush e e informoi për operacionin, pasi e dekonspiroi katër ditë më parë në Kuvend.
Shuma ishte fshehur në dy makina ‘Toyota Yaris’, të nisura nga Belgjika, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.
Javanews.al/a.ç