Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 63-vjeçarin Bujar Shazivari, i cili u kap me 11 kg heroinë në Portin e Durrësit.
63-vjeçari udhëtonte me një kamion që transportonte qese drejt Italisë, por në kabinën e mjetit u gjet lënda narkotike nga qeni anti-drogë.
Heroina u sekuestrua tri ditë më parë në port, ku nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 11.4 kg, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.
a.ç