• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapiteni i anijes “Çelepia” ende i zhdukur, Egjipti refuzon ekstradimin e rrëmbyesit të peshkarexhës

by Java News
26/11/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një letër-porosie, autoritetet e drejtësisë egjiptiane kanë refuzuar t’i dorëzojnë Shqipërisë të kërkuarin Adel Muhamet Salam, i cili po hetohet nga Krimet e Rënda për pengmarrje.

Siç thonë burimet, autoritetet egjiptiane që e arrestuan një vit më parë Salam, sapo ai ishte kthyer në vendin e tij së bashku me peshkarexhën e rrëmbyer, i kërkojnë Shqipërisë dosjen e plotë të provave kundër këtij shtetasi.

Por, siç rezulton nga hetimi i Krimeve të Rënda, 31-vjecari është autori i rrëmbimit të dy marinarëve, njëri prej të cilëve u gjet në peshkarexhë, ndërsa për Dhimitër Malajn nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet, që prej datës 18 qershor 2016.

Nga dëshmia e pengut të shpëtuar në Aleksandri, Luan Mema, Salam, që ishte punësuar gjithashtu si marinar, ju hodhi ilaç gjumi dy shokëve të tij dhe më pas ndryshoi kursin e peshkarexhës “Çelepia 2”, për të lundruar drejt Egjiptit.

Dyshohet se marinari egjiptian u përfshi në pengmarrje pas konflikteve me pronarin e peshkarexhës, të cilit i kërkonte 70 mijë euro, që sipas tij ia kishin borxh, përderisa kishte firmosur një kontratë për ndarjen në përqindje të të ardhurave nga peshkimi. Siç rezulton më tej, marinari Luan Mema u gjet në bordin e peshkarexhës, ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi fatin e kapitenit Dhimiter Malaj./TCH

Next Post
Januzaj sërish protagonist, shënon dhe asist ndaj Las Palmasit

Januzaj sërish protagonist, shënon dhe asist ndaj Las Palmasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In