Një shimpanze që ka mundur të arratiset nga një kopsht zoologjik në veri të Japonisë dhe ia kishte dalë të ngjitej në një shtyllë elektrike, është kapur nga punonjësit e kopshtit pasi e kanë qëlluar me një qetësues.
Kaka, një shimpanze mashkull, i mbijetoi rënies prej masave të punonjësve, thanë zyrtarët e kopshtit, që u bë lajm në Japoni, referon Beta.
Shimpanzeja u kap dy orë pasi ia doli të ikë nga kopshti zoologjik Jagijama në Sendai, një qytet që do të jetë mikpritës në maj për Ministrat e Financave të Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara. Regjistrimet treguan se Kaka, i cili ishte në krye të shkallëve, ishte i mërzitur dhe u bërtiste punëtorëve të kopshtit zoologjik.
“Shimpazeja është 24 vjeç dhe pas zgjimit dukej pak e ngadalshme për shkak të qetësuesve,” tha një zyrtar i kopshtit zoologjik.