Kapet peshkaqeni tigër 6 metra i gjatë
Është i gjatë 6 metra peshkaqeni i frikshëm tigër i cili është kapur në Gold Coast në Australi. Fotot janë postuar nga Geoff Brooks, i cili në profilin e tij ka shkruar se peshkaqeni gjendej 7 milje larg brigjeve të Lennos Head. Mësohet se peshkaqeni peshonte rreth 380 kilogramë dhe pushuesit në atë zonë janë tmerruar kur kanë parë fotot e tij në rrjetet sociale.










