Rreth pesë muaj pas operacionit të policisë së Vlorës ku u gjetën 45 kg kanabis, arrestohet pronari i drogës.
Policia e Vlorës njofton zyrtarisht se ka finalizuar operacionin e koduar “On Escape” në kuadër të të cilit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.
I riu u arrestua pasi më datë 03.05.2018, u gjeten 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë.
a.ç










