Një burrë shqiptar, 48 vjeç i arratisur nga burgu i Koridhalos që nga shkurti 2003 u arrestua mbrëmë në Sagiada Thesprotia, nga Rojet e Kufirit në Filiates.
Shqiptari u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada. Prokuroria ishte në kërkim të tij, pasi ai kishte shkelur lejen e burgut të dhënë më 22 shkurt 2003 për të mos u kthyer më në qeli, shkruajnë mediat greke. /e.s/











