Një shqiptar, që konsiderohej si “koka” e një grupi që vidhte mjete detare, është arrestuar të mërkurën në ishullin Siros të Greqisë.
Bëhet me dije nga mediat e vendit fqinj se ata vidhnin pajisje detare dhe i sillnin në Shqipëri, ndërsa në pranga ka rënë edhe pronari i një jahti, nga Greqia.
Shqiptari akuzohet për formimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale, vjedhje, mashtrim dhe falsifikim.
Në bazë të hetimeve, thuhet se grupi kishte vjedhur 21 motorë uji, ndërsa kishin dështuar në grabitjen e disa varkave.
Të dy të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Agrinio dhe po mbahen aty deri në seancës e vlerësimit të masës së sigurisë.
/a.r