Një sasi droge prej 75 kilogramë hashash është kapur nga autoritetet policore në Romë të Italisë.
Në pranga kanë përfunduar dy shtetas nga Shqipëria, me incialet P.A, 31 vjeç, dhe B.A, 37 vjeç.
Ata u arrestuan pas një kontrolli në një lagje periferike të Romës, ku u ndalua për kontroll makina e 37-vjeçarit.
Qentë antodrogë sinjalizuan për sasinë e drogës fshehur në një nga sediljet e automjetit, në një çantë.
Një tjetër sasi droge u gjet edhe në banesën e shqiptarit. 37-vjecari shqiptar u vu në pranga për trafik lëndësh narkotike.
Antidroga e Romës arrestoi dhe një tjetër shqiptar 31 vjec i cili u kap ndërsa po hynte në banesën e 37-vjeçarit.
Të dy ndodhen në burgun e Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
/a.r