Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e 90-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, duke arrestuar në Tiranë 51-vjeçarin Ylli Misku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonjë, Itali, në korrik 2022, me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërsa Policia e Shtetit thekson se operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar do të vijojnë.











