Gruaja e vetme në listën e më të kërkuarve të FBI’s, është arrestuar në Meksikë për vrasjen e një dentisteje femër.
Brenda Delgado, 33 vjeçare, dyshohet se ka orkestruar vrasjen e një dentisteje e cila ishte në lidhje dashurie me ish të dashurit e saj.
Delgado është kapur të premten nga agjentet e Agjencisë Meksikane për Hetimin e Krimeve, pas shtatë muajve në arrati.
Ajo është paditur për vrasje të shkallës së parë, pas akuzave për vrasje në bashkëpunim të Kendra Hatcher, 35 vjeçare, në një garazh parking në Dallas.