Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano pasi është kapur duke vjedhur në banesë nga vetë pronarja. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit kur pronarja e shtëpisë, teksa po kthehej për në shtëpi, ka dëgjuar disa zhurma dhe ka parë një burrë që iku me vrap në sytë e saj.
59-vjeçarja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila falë kamerave ka arritur të bjerë në gjurmët e 29-vjeçarit dhe ta arrestojë për vjedhje.
Para se të kapej nga pronarja e shtëpisë 29-vjeçari kishte arritur të vidhte 500 euro dhe disa franga zvicerane.
/a.r