Lëvizjet e dyshimta kanë bërë që një 40-vjeçar shqiptar të përfundojë në prangat e karabinierëve të Stezzanos, në Itali. Rreth orës 22:00, në periferi të Stezzanos, shërbimet antidrogë të policisë identifikuan dhe ndalën një automjet tip Fiat 500.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti 40 gram kokainë, e ndarë në 29 porcione dhe e gatshme për t’u shitur. Ndërkohë në mjet u gjetën edhe 8 mijë euro, para të përfituara nga shitja e drogës.
Por, shqiptarit iu bë një kontroll edhe në banesë, ku u gjet një sasi prej 150 gram kokainë e paketuar në 18 pako. Lënda narkotike ishte fshehur brenda një vazoje qeramike, në dhomën e ndjenjes.
Ndërkohë, në një sirtar në kuzhinë, policia gjeti dy peshore elektronike dhe materiale të ndryshme për paketimin e narkotikëve.
a.ç