• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet me armë e drogë Tesi Basho, vrau dy femra në Itali dhe u arratis nga burgu

by A R
16/10/2019 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se tre viteve në arrati, është arrestuar në Selenicë, Testiliano (Tesi) Basho, anëtar i bandës së ‘Llanajve’ në Vlorë.

Policia tha se Basho është një person me precedent penal në fushën e krimit në Shqipëri dhe Itali. Mësohet se në shtetin fqinj, ai ka vrarë dy shtetase që ushtronin prostitucion.

Gjatë arrestimit, Bashos i janë gjetur katër kallashnikovë, tritol dhe lëndë narkotike.

Deklarata e policisë

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Kapet një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me percedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. 

Gjatë operacionit kapet dhe vëllai i tij për “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”.

Sekuestrohen arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike.

Policia e Shtetit, në kuadër të planit të posaçëm të masave për kapjen e personave  të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, gjatë paradites së sotme, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Selenica”.

Departamenti i Policisë Kriminale pas informacioneve të grumbulluara, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, në kuadër të operacionit ” Selenica “, si rezultat i ndërhyrjes profesionale ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të personit me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.

Ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por falë veprimeve profesionale të Policisë është neutralizuar dhe vënë në pranga.

Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”.

Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.
Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali.

Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe fton cilindo që të denoncojë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

 

Next Post
Sot ditëlindja e Tanit të Topit, do të mbushte 51 vjeç

Sot ditëlindja e Tanit të Topit, do të mbushte 51 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In