Policia e Lushnjës ka sekuestruar 43 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva” dhe vuri në pranga lidhur me të shtetasin Arben Bega, banues në Vlorë.
Arrestimi u bë në sajë të operacionit të koduar “Savra”, teksa gjatë një kontrolli në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Savrës në Lushnjë, në automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 488 HL, që drejtohej nga 32-vjeçari Begaj, u gjet lënda narkotike që kishte për destinacion trafikimin jashtë vendit.
Menjëherë u bë arrestimi i personit dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, që i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprime të mëtejshme.